Pretendimi: Trajneri i Chelsea është shkarkuar pasi nuk kishte marrëdhënie të mira me Brojën.
Verdikti: Mungon konteksti
Shkarkimi i trajnerit të Chelsea nuk ka asnjë lidhje me raportin e tij jo të mirë me futbollistin, Armando Broja. Portalet kanë përdorur foton e Brojës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, por edhe një titull abuziv, me qëllim tërheqjen e klikimeve.
Artikuj shpërndara në portale flasin për një shkarkim të një trajneri, madje thuhet se ai nuk ishte marrëdhëne të mira me futbollistin Armando Broja. Në foton që shoqëron shkrimin shfaqen Broja dhe Sylvinho.
“E BUJSHME/ Marrëdhënie jo të mira me Armando Brojën, trajneri shkarkohet nga detyra”-shkruajnë portalet.
Postimet e shpërndara në portale
Nëse do të klikojmë artikullin vëmë re në fjalinë e parë që bëhet fjalë për largimin e trajnerit të Chelsea, Mauricio Pochettino.
“Mauricio Pochettino dhe Chelsea do të mbyllin bashkëpunimin mes tyre me dakordësim të dyanshëm, por megjithatë ky quhet një shkarkim nga ana e klubit blu”-shkruan portali.
Mirëpo, foton e publikuar nga “Newsport” ngatërron lexuesit, pasi aty shfaqet trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylivinho dhe futbollisti Armando Broja. Ky duket si një “kurth” për të tërhequr klikime.
Veç kësaj, titull të jep idenë sikur trajneri është shkarkuar, pasi nuk kishte marrëdhënie të mira me Brojën. Në të vërtetë largimi i tij nuk ka të bëjë me raportin me futbollistin shqiptar. Faqja zyrtare e klubit njoftoi tifozët se dy palët kanë prishur marrëveshjen me konsensus. Pochettino u emërua si trajner i Chelsea verën e kaluar dhe synimet ishin të mëdha, por këtë sezon londinezët e përfunduan pa trofe dhe në vendin e gjashtë në Premier League.