Pretendimi: Edi Rama tronditet nga kjo vdekje

Verdikti: E pavërtetë, clickbait

——————————-

Një artikull i 17 marsit nga portali zilsesleri.net mban titullin sencacionalist “Tronditet Rama, ndërron jetë…”

Titulli i mësipërm dukshëm synon të përftojë klikime duke tërhequr interesin dhe vëmendjen e publikut me një lajm befasues. 

Lexuesi që është shtyrë nga kurioziteti të klikojë për të lexuar, megjithatë, do të mbetet i zhgënjyer.

Në brendinë e tij, artikulli jep lajmin e vërtetë të vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit kosovar Hashim Thaçi.

Artikulli nuk përmend se në ç’mënyrë ky lajm ka tronditur kryeministrin Edi Rama. 

Ai përfshin vetëm një imazh të një postimi ngushëllues që Rama kishte bërë në Facebook, me mbishkrimin “Baba iku krenar Hashim.”