BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookTituj abuzues mbi marrëdhënien e Rudina Dembacajt me vajzën e bashkëshortit

Tituj abuzues mbi marrëdhënien e Rudina Dembacajt me vajzën e bashkëshortit

Një lajm qarkulloi masivisht në mediat online pak ditë më parë, me tituj ‘sensacional’ në lidhje me raportin mes aktores Rudina Dembacaj dhe vajzës së bashkëshortit të saj. Faktoje kontaktoi me aktoren, e cila pohoi se ka një marrëdhenie të shkëlqyer me vajzën dhe i gjithë komunikimi mes tyre në rrjetet sociale, është bërë në kuadër të një shakaje.

——————————————————————————————————–

Portali “AK-Report” ka publikuar më 3 gusht në orën 11:51 një lajm me titullin: “Njerka më trajton keq”/ Mesazhet mes Rudina Dembacajt dhe vajzës së Mark Frrokut tregojnë qartë raportin mes tyre”.

Screenshot nga lajmi i publikuar në portalin “AK-Report”

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim për këtë lajm dhe po të shohim me kujdes artikullin në brendësi të tij vihet re se kontenti nuk përputhet me titullin.

Titulli “sensacional” në këtë rast bëhet me qëllim që të tërheqë lexuesit, ndërsa nga artikulli vihet re se komunikimi mes aktores Rudina Dembacaj dhe vajzës së bashkëshortit është bërë në kuadër të një shakaje.

Përpos kësaj, në artikull mungojnë ‘screenshot’ nga bisedat mes aktores Dembacaj dhe vajzës së bashkëshortit të saj, si një mënyrë për të manipuluar që e gjithë biseda mes tyre është shaka.

Gjatë një kërkimi të thjeshtë në Google rezulton se ky lajm është shpërndarë masivisht edhe në media të tjera, duke përdorur tituj abuzues dhe jashtë kontekstit të lajmit.

Screenshot nga lajmi i publikuar në media të ndryshme

Screenshot nga lajmi i publikuar në media të ndryshme

Screenshot nga lajmi i publikuar në media të ndryshme

Faktoje kontaktoi aktoren Rudina Dembacaj, ku e pyetëm mbi vërtetësinë e lajmit dhe faktin që ishte abuzuar me titullin. Ajo thekson se ky komunikim me vajzën është postuar në Instagram dhe nuk është gjë tjetër veçse një koment me nota humori.

“Për njerëzit që duan të shohin vetëm titujt, mirë ua bëjnë dizinformimin dhe nuk më intereson fare nëse mendojnë se është e vërtetë.

Një njeri me mend sot në Shqipëri e di çfarë bëjnë portalet, kurse njerëzit që nuk kanë dy pare mend le të mendojnë çfarë të duan”, thotë Dembacaj.

Postimi në Instastory i Rudina Dembacajt

Dembacaj shton se ka një raport të shkëlqyer me vajzën e bashkëshortit dhe sipas saj, kjo duket qartë edhe nga komunikimi miqësor që kanë të dyja.

“Nëse nuk kapet ai sens humori, sepse ai lloj komenti tregon marrëdhënien time të afërt me të, përderisa njerëzit nuk e kapin, nuk kam çfarë të them. Një njeri që nuk arrin të kapë kaq gjë, nuk më intereson si publik”, shprehet aktorja për Faktoje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img