.

.

BallinaPertejTërmeti shkaktoi 50 viktima, Rama vendim për trajtimin financiar të familjeve

Tërmeti shkaktoi 50 viktima, Rama vendim për trajtimin financiar të familjeve

ANXHELA RUÇI

Ekipet e kërkim-shpëtimit përfunduan të premten operacionet e nisura që prej 26 nëntorit, pas tërmetit shkatërrues 6.4 të shkallës rihter.
Në mbledhjen e mbajtur të shtunën e 30 nëntorit me anëtarët e kabinetit, kryeministri Rama informoi për bilancin e tërmetit.

Në përfundim të operacionit numërohen 50 viktima, rreth 900 të plagosur, 41 persona të shtruar në spital dhe 3 persona të dërguar për kurim jashtë vendit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, 2472 të prekur nga tërmeti janë akomoduar në hotel derisa të gjendet një zgjidhje për strehim. Ndërkohë të tjerë të prekur vazhdojnë të qëndrojnë në çadrat e ngritura pranë zonave të goditura nga tërmeti.

Përveç dëmeve masive në qytetin e Durrësit dhe në zonën e Thumanës, në Tiranë janë 1192 banesa të dëmtuara dhe 265 pallate për të cilat do të bëhet një vlerësim për shkallën e dëmtimit.

Dëmtimet nga tërmeti kanë prekur edhe 8 shkolla dhe 1 qendër shëndetësore. Rama premtoi se në infrastrukturën publike do të ketë një analizë të hollësishme për vlerësimin e dëmeve.

Në mbledhjen Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri shpalli disa vendime për trajtimin financiar të familjeve që humbën të afërmit:

• Të gjitha familjet e viktimave në shtëpi të re menjëherë – afati maksimal brenda mesit të muajit dhjetor

• Lindita Cara dhe Albert Cara, dy të mbijetuar që humbën anëtarët e familjeve të tyre, trajtim të posaçëm shtetëror gjithë jetën

• Të gjithë anëtarët pensionistë të familjeve të viktimave, pension të posaçëm në vlerë të barabartë me pensionin që shteti shqiptar jep në bazë të ligjit, për individët me kontribute të veçanta në art, kulturë, shkencë, sport, etj…

• Të gjithë anëtarët, nxënës apo studentë të familjeve të viktimave, bursë mujore 15 mijë lek të reja, deri në përfundimin e shkollës dhe/apo studimeve të larta

• Të gjitha familjet e viktimave 1 milion lek të reja, përfshirë edhe familjet e dy viktimave nga Kosova.

Prej së premtes përveç qarkut të Durrësit dhe Tiranës, gjendja e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Laç.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img