Të gjeneruara pamjet e pajisjeve të vjedhura të kombëtares angleze

130

Pretendimi: Këto foto tregojnë gjendjen pas vjedhjes së pajisjeve stërvitore të ekipit të futbollit anglez në Kupën e Botës 2026

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————————-

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullojnë një sërë imazhesh që shoqërojnë lajmin se ekipit të futbollit të Anglisë iu vodhën pajisje stërvitore gjatë transportimit nga Florida drejt kampit stërvitor në Missouri. 

Megjithëse lajmi për grabitjen e pajisjeve të ekipit anglez është i vërtetë, imazhet që janë përdorur për të ilustruar postimet e mësipërme nuk janë. Ato janë gjeneruar me anë të programeve të inteligjencës artificiale (AI).

Kjo konfirmohet nga prania e gjurmës SynthID, detektuar nga Gemini, agjenti AI i Google. 

Një zëdhënës i Google ka thënë për AFP se kur zbulohet një gjurmë SynthID, kjo do të thotë që “imazhi është gjeneruar ose modifikuar me AI.” SynthID, i lançuar nga laboratori DeepMind AI i Google në 2023, identifikon imazhet e gjeneruara me Google AI.

Origjina e gjeneruar e imazhit tjetër konfirmohet nga mjeti zyrtar i verifikimit i OpenAI, i cili identifikon imazhet e krijuara me inteligjencë artificiale përmes pranisë së teknologjisë SynthID.

SynthID është projektuar për t’i mbijetuar modifikimeve të zakonshme të imazheve, si prerja, ndryshimet e ngjyrave, fotografimi i ekranit apo kompresimi i skedarëve, duke e bërë të mundur gjurmimin e origjinës së përmbajtjes së gjeneruar.

Më tej, ndryshe nga ç’pretendohet në disa postime, hajdutët nuk kanë marrë “pajisjet analitike, tabelat taktike të trajnerit Thomas Tuchel dhe madje edhe tavolinat e masazhit.” Një listë e plotë e sendeve të vjedhura përfshin katër palë këpucë futbolli, një top futbolli, një palë doreza portierësh dhe uniforma stërvitore. Ajo nuk përmban asnjë prej sendeve të pretenduara.

Dy burra, Mustafa Salik dhe Erfan Kamal, janë akuzuar në lidhje me incidentin, i cili ndodhi ndërsa automjeti po transportonte pajisje nga kampi i Anglisë në Florida për në Kansas City. Raportohet që pjesa më e madhe e asaj që ishte vjedhur tani është kthyer.