Ky lumë tifozësh hollandezë jo nga Botërori 2026

7

Pretendimi: Kjo video tregon tifozët holandezë në Kansas City ShBA, gjatë Kupës së Botës 2026.

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon tifozë të Hollandës që kanë “pushtuar” Kansas City, në ShBA, gjatë Kupës së Botës 2026.

Për Kupën e Botës 2026, Holanda do të qëndrojë dhe stërvitet në Kansas City, si dhe do të luajë atje më 25 qershor kundër Tunizisë.

Megjithatë, video e mësipërme nuk tregon tifozët holandezë në Kansas City në qershor 2026.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se ajo është postuar më 16 qershor 2024 nga klubi i tifozëve të ekipit kombëtar holandez të futbollit.

Sipas përshkrimit që shoqëron videon, ajo tregon një marshim masiv të tifozëve holandezë në rrugët e qytetit gjerman të Hamburgut përpara se Holanda të përballej me ekipin kombëtar polakEuro 2024.

Nëse krahasojmë godinat në video me pamjet nga Google Street View të rrugës Holstenwall në Hamburg vërejmë, gjithashtu, se ato përkojnë.

Godinat në video (majtas) përkojnë me ato në rrugën Holstenwall në Hamburg (djathtas)