Të gjeneruara këto prova për lidhjen e Nënë Terezës me pedofilin Epstein

9

Pretendimi: Ky imazh tregon që Papa Gjon Pali II dhe Nënë Tereza kanë qenë në ishullin privat të pedofilit dhe trafikantit amerikan Jeffrey Epstein

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————————-

Në rrjetet konspiracioniste shqipfolëse po qarkullon sërish pretendimi se shenjtorja shqiptare Nënë Tereza ka qenë e lidhur me pedofilin dhe trafikantin famëkeq Jeffrey Epstein. Kësaj radhe, pretendimet përfshijnë dhe Papë Gjon Palin II, i cili shfaqet krahë Epstein dhe Nënë Terezës në një imazh që shoqëron pretendimin.

Si zakonisht, për të mbështetur këto pretendime nuk sillet ndonjë provë, burim apo referencë.

Me anë të motorit të kërkimit Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm është shkëputur nga një video, botuar nga një llogari me emrin @icantevenproductions, i njejti emër që shfaqet në pjesën e poshtme të imazhit që shoqëron postimin.

Autori i I Can’t Even Productions vetëpërshkruhet si “kineast AI” dhe boton video udhëzime për gjenerimin dhe prodhimin e videove të gjeneruara me programe kompjuterike të ndryshëm të inteligjencës artificiale (AI) për abonentët e tij.

Video e mësipërme, e botuar në Instagramin e I Can’t Even Productions më 11 shkurt, është etiketuar nga autori si “klingai,” për të treguar se video është gjeneruar me mjetin AI Kling.ai