.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookTë akuzuarit për vrasjen e Marigonës nuk u shpallën të pafajshëm

Të akuzuarit për vrasjen e Marigonës nuk u shpallën të pafajshëm

Një lajm që ka marrë mbi 46 mijë shikime në Facebook deklaron se Dritan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për pëdhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmanit, janë shpallur të pafajshëm nga gjykata e Ferizaj. Nga verifikimi i “Faktoje” rezulton se çështja është ende në gjykim dhe gjykata në Ferizaj nuk ka marrë ende asnjë vendim.

—————————————-

Një numër portalesh kanë raportuar më 26 tetor se Dritan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët janë në gjykim nën akuzën e vrasjes dhe përdhunimin e 18-vjeçares Marigona Osmani, janë shpallur të pafajshëm.

Më 26 tetor 2022, në Ferizaj, u mbajt seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, më 22 gusht 2021.

Gjatë seancës, dy të pandehurit nuk e kanë pranuar këtë akuzë të prokurorisë. Vetë-deklarimi i pafajsisë nga të pandehurit duket se është marrë nga portalet si të ishte vendim i Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Në të vërtetë, gjykata ende nuk ka shpallur ende asnjë vendim. Çështja mbetet në gjykim, dhe seancat e rradhës do të mbahen në 9 dhe 10 nëntor.

Çështja e përdhunimit, abuzimit dhe vdekjes të Marigona Osmanit tronditi publikun në Gusht të 2021, dhe u shoqërua me protesta kundër femicidit si në Kosovë, edhe në Shqipëri.

Abuzimi me titujt, si pasojë e neglizhencës apo qëllimit për të mbledhur sa më shumë klikime, është diçka që “Faktoje” e ka kritikuar shpeshherë. Në rastin konkret, këta artikuj tejkalojnë një kufi moral kur përdorin një ngjarje traumatike, jo vetëm për të afërmit e të ndjerës, por për një pjesë të madhe të shoqërisë, për të tërhequr shikime.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img