BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookTajlanda nuk ndaloi vaksinat e Pfizer pas rënies në koma të princeshës

Tajlanda nuk ndaloi vaksinat e Pfizer pas rënies në koma të princeshës

Rënia në koma e princeshës së Tajlandës, ka shërbyer si pikënisje për lajmin e pavërtetë të pezullimit të kontratës me Pfizer për vaksinat anti-covid nga vendi i saj. “Faktoje verifikoi se qeveria tajlandeze ka kundërshtuar pretendimet se qëndrimi i saj ndaj vaksinave Covid ka ndryshuar.

Jona Plumbi

Pak ditë pasi mori dozën përforcuese, princesha Tajlandeze ‘papritmas’ u rrëzua në tokë. Tre javë më pas ajo mbetet në koma. Familja mbretërore tajlandeze ka njoftuar se diagnoza fillestare e “infeksionit bakterial” ishte e pavërtetë.”

Kështu pretendon në postimin e tij një përdorues shqiptar në Facebook mbi gjendjen shëndetësore të princeshës së Tajlandës dhe arsyeve që e shkaktuan atë. Prej muajit dhjetor, lajmi ëshë shpërndarë në gjuhë të ndryshme dhe ka ngritur një pretendim lehtësisht të verifikueshëm: anulimin ose jo të kontratës që Tajlanda ka me Pfizer për furnizimin me vaksina anti-covid.

*Faksimile e artikullit të shpërndarë në rrjete sociale

Pretendimi se Tajlanda po anulon kontratën me Pfizer u ngrit fillimisht nga një profesor mikrobiologjie, Sucharit Bhakdi, kundërshtar i njohur i vaksinave ndaj Covid-19, gjatë një interviste televizive. Kjo intervistë shpesh bashkëngjitet edhe në artikujt e shkruar mbi këtë informacion.

Ajo që lajmet nuk njoftojnë, është reagimi i Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve në Tajlandë, që publikoi në 3 Shkurt në rrjetin social Facebook përgjënjeshtrimin e pretendimit të ngritur në intervistë.

“LAJM i rremë MOS E SHPËRNDANI!” – shkruan njoftimi i Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve të Tajlandës, që ka shpërndarë intervistën e profesorit Bhakdi.

Publikut i kërkohet që të mos mashtrohet dhe të mos shpërndajë informacione të tilla në media sociale.” – shkruan Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve në Tajlandë në datë 3 Shkurt.

Gjithashtu, në një deklaratë të 7 janarit, pallati mbretëror tha se princesha Bajrakitiyabha mbeti pa ndjenja dhe ra në koma për shkak të çrregullimeve të rënda të ritmit të zemrës nga inflamacioni i zemrës, ose mykoplazma.

Mykoplazma është një lloj bakteri që zakonisht prek mushkëritë, lëkurën ose traktin urinar, në varësi të specieve përgjegjëse për një infeksion. Shumica e infeksioneve janë të lehta, por disa mund të jenë të rënda dhe madje edhe fatale. Mycoplasma pneumoniae, për shembull, është një shkak i zakonshëm i pneumonisë, por në raste të rralla mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë zemrën. Për shkak se këto baktere nuk kanë mure qelizore, si shumica e baktereve, disa antibiotikë nuk do të funksionojnë kundër tyre.

Lajme që ngrenë pikëpyetje mbi funksionimin e vaksinave kundër Covid-19, fatkeqësisht vijojnë të shpërndahen në mënyrë virale, me qëllim mbështetjen e pretendimeve të atyre që nuk i besojnë këtyre vaksinave. Shpesh kjo vjen nga informacioni i cunguar, apo i paverifikuar, siç është rasti në fjalë, argumenti i të cilit është lehtësisht i verifikueshëm me një kërkim në rrjet.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img