.

.

BallinaProjekteLufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në ShqipëriSkadon afati i punimeve për rijetësimin e Piramidës, por ‘Shtëpia e madhe digjiale’ është ende kantier

Skadon afati i punimeve për rijetësimin e Piramidës, por ‘Shtëpia e madhe digjiale’ është ende kantier

Në shkurt të këtij viti përfundon afati i punimeve për Piramidën, e cila sipas kryebashkiakut Veliaj do të jetë shtëpia e madhe digjitale në vend. Punimet për projektin mbi 1,4 miliardë lekë nisën në janar 2021 dhe sipas kontratës, shkurti i 2023 ishte afati përmbyllës. Por nga verifikimi i Faktoje në 1 shkurt, kur kanw kaluar 2 vjet nga nisja e punimeve, rezulton se piramida është ende një kantier ndërtimi dhe në rastin më të mirë punimet nuk mbyllen para muajit prill, që përkon me fushatën e zgjedhjeve vendore.

Afize Nelaj, studente

Piramida e Tiranës është një nga 12 projektet arkitekturore për vitin 2023, si investim i bashkisë Tiranës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, plani i të cilit është prezantuar që në vitin 2019. Ky transformim, kostoja e të cilit arrin në vlerën 1,4 miliardë lekë (të reja), ka nisur punimet që në vitin 2021.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në shtatorin e vitit 2021, deklaroi se në vitin 2022 do të hapej për të rinjtë edhe qendra më e madhe e teknologjisë në vend, duke iu referuar Piramidës.

“Vitin tjetër kur do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, të rinjve në Tiranë do u japim ndoshta dhuratën më të mirë ndonjëherë, që është një shtëpi e madhe digjitale në mes të kryeqytetit, në vendin më të lakmuar. U shpëtua ndër vite për të gjithë peripecitë që ka kaluar Tirana. Kur shikoj Parkun Rinia si u zaptua, sheshi apo zona të tjera, u shpëtua, por kjo nuk mjafton, se mund ta shpëtosh diçka dhe ta mbash gërmadhë, ose mund t’i japësh jetë dhe ta transformosh” tha Veliaj.

Nga ana tjetër në muajin shator të vitit 2022 kryebashkiaku Veliaj përmes një deklarate njoftoi se kjo hapësirë do të ishte gati brenda fundit të vitit, kurse pranvera e vitit 2023 do të shfrytëzohej për mobilimin e godinave.

Një muaj më vonë Veliaj u zotua se puna përfundimtare arrihet në muajin mars të vitit 2023, duke dhënë kështu tre afate të ndryshme për këtë vepër publike.

“Sot jemi në fazën kur duam ta rrisim masivisht pjesëmarrjen në TUMO, dhe besoj se Piramida, duke qenë se jemi 70-80% në përfundim të punimeve, deri në pranverë”

Nisur nga këto deklarate Faktoje vendosi të bëjë një verifikim në terren në fillim të muajit shkurt 2023. Pirmida ishte ende një kantier ku duket se ka ende punë për përfundimin e tyre.

Foto në kantierin e Piramidës, shkurt 2023

Foto ne kantierin e Piramidës, shkurt 2023

Jashtë rrethimit të kantierit të ndërtimit, në tabelën informuese përcaktohej afati i realizimit të punimeve (24 muaj), por nuk përcaktohej data e fillimit dhe e përfundimit, një shkelje ligjore që vihet re rëndom në veprat publike.

Foto në kantierin e Piramidës, tabela e projektit

 

Në një bisedë që Faktoje pati me një prej punonjësve kantierin e piramisës, mësuam se punimet nuk priten të përfundojnë para muajit prill, në rastin më të mirë.

Në 6 janar 2021 Faktoje raportoi nisjen e punimeve për rijetësimin e Piramidës, çka njoftohej edhe në tabelën informuese në atë kohë.

Në 17 tetor 2021, Faktoje pas përgjigjes zyrtare nga Bashkia Tiranë, raportoi se kontrata mes Bashkisë dhe firmës zbatuese ishte firmosur në 2 dhjetor 2020 dhe afati i punbimve ishte 24 muaj.

Shtyrja e afatit kohor për transformimin e Piramidës, që pritet të shërbejë si qendër rinore digjitale, jo vetëm që ndikon negativisht në shpejtësinë e procesit të punës , por sjell edhe kosto të shtuar.

Lexo edhe:

https://faktoje.al/nis-rijetesimi-i-piramides-pas-5-premtimeve-te-shkelura-prej-vitit-2016/

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img