BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookManipulim lajmi për ngritjen e njësive LGBT në ushtrinë polake

Manipulim lajmi për ngritjen e njësive LGBT në ushtrinë polake

Polonia nuk do të krijojë njësi speciale në ushtri për komunitetin LGBT ashtu siç pretendohet në një video të manipuluar në mënyrë digjitale dhe ndarë nga mediat proruse. Propaganda që përpiqet të krijojë përçarje mes Polonisë dhe Ukrainës ka goditur përsëri edhe në mediat sociale shqipfolëse.

Media dhe kanale të ndryshme rrjetesh sociale në Rusi, po shpërndajnë një video të modifikuar që pretendon se Polonia do të formojë njësi të ushtrisë me “orientim jotradicional”.

Pamjet e videos së manipuluar në mënyrë digjitale tregojnë një paradë të ushtrisë polake duke u transmetuar në kanalin shtetëror të Polonisë TVP1 në janar të këtij viti. Në titullin që shoqëron paradën e ushtrisë shkruhet : “Polonia mund të krijojë njësi LGBTI në ushtri.”

E njëjta video është shpërndarë më 18 janar edhe nga një përdorues i Facebook në Shqipëri, që ironizon vendimin e rremë duke shkruar :

POLONIA KATOLIKE, TRADICIONALE, NË MBROJTJE TË FAMILJES. Në kanalin televiziv polak, ata njoftuan krijimin e njësive paraushtarake LGBT.. Divizionet do të përbëhen nga homoseksualët, lezbiket, transgjinorët, jobinarët dhe të tjerë…”

Postimi ka marrë dhjetra reagime nga përdorues të tjerë, ndërkohë që videon e kanë parë 102 persona.

Nga verfikimet rezulton se pamjet e paradës që janë rishfaqur nga propaganda ruse këtë janar, i përkasin vitit 2018. Në 15 gusht të 2018, në Poloni është festuar si çdo vit, Parada e Pavarësisë së Ushtrisë Polake. Imazhet e kësaj parade janë manipuluar qëllimisht nga rusët këtë janar.

Kolegët tanë të France 24, në një hapësirë televizive dedikuar lajmeve të rreme, kanë verfikuar se pamjet e shpërndara janë manipuluar qëllimisht nga propaganda ruse, dhe ky nuk është rasti i parë.

Televizioni shtetëror në Poloni nuk ka shfaqur asnjë paradë të ushtrisë gjatë muajit janar, ndërkohë që nga kërkimet rezulton që lajmi është përgenjështruar edhe në media të ndryshme polake.

Vetëm gjatë muajit janar media të ndryshme ruse kanë përhapur lajme të pavërteta lidhur me ccështje të ndryshme në Poloni, pasi vendi po mbështet me armatime Ukrainën në luftën që hapi Rusia thuajse një vit më parë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img