BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookLojtari amerikan që pësoi atak në fushë nuk u nda nga jeta

Lojtari amerikan që pësoi atak në fushë nuk u nda nga jeta

Në entuziazmin për të lidhur çdo vdekje me vaksinimin, konspiracionistët kanë arritur t’i ngarkojnë vaksinës anti-Covid vdekjen e dikujt që është ende gjallë. Lojtari i futbollit amerikan Damar Hamlin pësoi arrest kardiak në 2 janar, por edhe pse doli nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shfaqur publikisht, vijon të shpallet i vdekur nga këto grupe online.

——————————————————

Në 2 janar, lojtari i futbollit amerikan Damar Hamlin pësoi një arrest kardiak në fushë pasi u godit në kraharor gjatë një ndeshjeje. Pas këtij incidenti shëndetësor, në 9 janar ai u shtrua në spital për kontrolle të mëtejshme, për të dalë prej andej, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, vetëm dy ditë më pas.

Konspiracionistët anti-vaksinim nxituan ta shpallin amerikanin të vdekur, si pasojë e “gjilpërës me helm” (vaksinës kundër Covid-19), duke e lidhur me disa raste të mëparshme incidentesh mjekësore apo goditjesh në zemër të sportistëve të ndryshëm. 

Kjo, megjithëse Hamlin ishte shfaqur në publik që në 22 janar, kur ndoqi lojën e skuadrës së tij në Orchard Park, New York, me prindërit dhe vëllain.

Vetë Hamlin bëri shaka me pretendimet se ai kishte vdekur (dhe zëvendësuar me një klon), më 24 janar, kur postoi një foto pranë një murali të vetes me përshkrimin “klon.”

Postimi i Damar Hamlin, 24 janar 2023

Hamlin ka postuar foto në media sociale që në 8 janar, kur ishte ende në spital.

Postimi i Damar Hamlin, 8 janar 2023

Së fundmi, ai është shfaqur gjithashtu në disa video, ku falenderon fansat për mbështetjen dhe mjekët për punën, dhe shpall partneritetin e tij me Shoqatën Amerikane të Zemrës.

Postimi i Damar Hamlin, 28 janar 2023

Postimi i Damar Hamlin, 1 shkurt 2023

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img