BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashSi po riciklohen fotot ‘arkiv’ të presidentit ukrainas Zelensky me uniformë ushtarake

Si po riciklohen fotot ‘arkiv’ të presidentit ukrainas Zelensky me uniformë ushtarake

Ina Allkanjari

Ngjarjet në Ukrainë, që prej fillimit të sulmit nga Rusia, po shoqërohen edhe me një fushatë të gjerë dizinformimi. Shpesh raportimet aktuale ilustrohen me foto ose video të ricikluara dhe jo nga zhvillimet e fundit, duke krijuar perceptimin e gabuar tek audienca. Faktoje, bazuar në raportimet e organizatave faktverifikuese në Ukrainë dhe vende të tjera dhe nga verifikimet përmes motorëve të kërkimit, po vijon identifikimin e fushatave të rreme për mbledhjen e fondeve, apo përhapjen e videove apo fotove të rreme.

Në mediat sociale gjatë ditëve të fundit po qarkullojnë dy foto të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, i veshur me uniformë ushtarake, jelek dhe helmetë.

Këto imazhe janë paraqitur si aktuale me diçitura të tilla si:

“Njeriu që nuk e la vetëm popullin e tij”, “Presidenti ukrainas del para popullit të tij dhe jep shpresë”- apo “Ne jemi të gjithë këtu dhe do të qëndrojmë kështu”. Nga një verifikim i Faktoje përmes motorëve të kërkimit, Faktoje ka zbuluar se këto imazhe nuk i përkasin zhvillimeve aktuale nga lufta në Ukrainë, por janë të vjetra dhe po shpërndahen jashtë kontekstit.

Foto e shpërndarë nga media online në rrjete sociale në datën 27/02/2022

Përmes programit “Google reverse image” ne arritëm të filtrojmë se kur janë publikuar këto imazhe për herë të parë.

Nga verifikimi rezultoi se foto e mësipërme është shpërndarë fillimisht në datën 21 prill 2021, në një artikull të publikuar nga Reuters me mbishkrimin “Zelensky i Ukrainës drejtuar Putinit: Më takoni për bisedimet e paqes në zonën e konfliktit”.

Screenshot, Presidenti Ukrainës Volodymyr Zelenski, i veshur me uniformë ushtarake, artikull i publikuar në 21 prill 2021 nga Reuters

Nga kërkimi i realizuar evidentuam se kjo foto shfaqet e publikuar po në vitin 2021 nga një media turke.

Screenshot, Presidenti Ukrainës Volodymyr Zelenski, i veshur me uniformë ushtarake, artikull i publikuar në 29 shtator 2021 nga media Turke

Tjetër foto e ‘ricikluar’ e presidentit Zelenski

“Presidenti ukrainas del para popullit të tij dhe jep shpresë”. Me këtë titull figuron e shpërndarë në media shqiptare në datë 24.02.2022 një tjetër foto e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili sërish shfaqet i veshur me uniformë ushtarake, jelek dhe helmetë.

Foto e shpërndarë nga media online në datën 24/02/2022

Faktoje realizoi kërkimin ne ‘Google Reverse’ edhe për imazhin e dytë të bërë viral dhe evidentuam se kjo foto është publikuar përpara datës 24 shkurt, ku nisën sulmet ushtarake në Ukrainë nga Rusia.

Konkretisht kjo foto rezulton e shpërndarë më herët nga 24 News, në një artikull i cili mban datën 14 dhjetor 2021, me titullin “Ukraina akuzon Gjermaninë për bllokimin e furnizimit me armë të NATO-s”.

Foto e shpërndarë në 24 News në datën 14/12/2021

Harta tregon si po qarkullon keqinformimi rreth pushtimit të Ukrainës, nga organizatat faktverifikuese, anëtare të Rrjetit Ndërkombëtar të Verfikimit të Fakteve (IFCN)

Faktoje si pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Verfikimit të Fakteve (IFCN) është e fokusuar në verifikimin e lajmeve, fushatave, fotografive dhe videove që lidhen me situatën aktuale në Ukraninë. Me nisjen e sulmeve ruse kundër Ukrainës në shkurt të këtij, rezulton një rritje e menjëhershme e shprëndarjes së fotove dhe videove të rreme si dhe fushatave mashtruese për mbledhjen e fondeve gjoja në ndihmë të popullit Ukrainës.

 

Lexo edhe:

Foto nga Lufta II Botërore po ‘shiten’ si pamje nga lufta në Ukrainë

Kujdes nga fushatat “Help to save Ukraine”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img