Që kur u identifikuan të prekurit e parë me kosonavirus e deri më 2 prill, kanë rezultuar 277 persona të infektuar mes 1919 të testuarve në total. Zv.minisrja e Shëndetësisë, Rakacolli të enjten u shpreh se Shqipëria ka numrin më të lartë të të shëruarve në rajon dhe se numri i të rekuperuarve është sa 5-fishi i atyre që kanë humbur jetën. Por nga ana tjetër Shqipëria vijon të ketë numrin më të ulët të testimeve në raport me Ballkanin.
Zv.ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Mira Rakacolli, të enjten në “Report TV”, deklaroi se Shqipëria ka numrin më të lartë të personave të shëruar nga “Covid-19” në rajon. Ajo shtoi se numri i të shëruarve është sa 5-fishi i atyre që kanë humbur jetën. Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, deri të premten, 76 persona janë shëruar ndërsa 16 kanë humbur jetën.
Referuar të dhënave nga institucionet e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, të përpunuara nga Worldmeter, Shqipëria vërtetë ka numrin më të lartë të të shëruarve në rajon deri më 2 prill.
Personat e shëruar deri më 2 prill nga “Covid-19”
Nga ana tjetër Shqipëria vijon të ketë numër të ulët të testimeve në raport me vendet e rajonit. “Faktoje” ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e kryerjes së testimeve në Ballkan dhe nga vëzhgmi që kemi bërë edhe më herët, Shqipëri mbetet pas fqinjëve në këtë drejtim.
Edhe nga të dhënat e rifreskuara të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Serbisë, Shqipëria renditet e fundit sa i përket numrit të testimeve në raport me popullsinë.
- Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raportoi se deri më 2 prill janë kryer 1919 teste.
- Nga të dhënat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga data 08.02.2020 deri me 02.04.2020 janë testuar gjithsej 1.500 persona.
- Maqedoni e Veriut raportoi se deri më 2 prill, në gjithë vendin janë kryer 4,117 teste.
- Serbia raportoi se deri më 2 prill ë gjithë vendin janë kryer 5008.
- Bosnje dhe Hercegovina raportoi se deri më 2 prill ka kryer 4.628 teste.
Numri i testeve të kryera deri më 2 prill
Nga grafiku perceptohet sikur Kosova ka testuar më pak se Shqipëia, por potëkonsiderojmë se Kosova ka thuajse 1 milionë banorë më pak se Shqipëria, atëherë numri i testeve për milionë banorë është më i madh se në vendin tonë.
Referuar numrit të popullsisë së Kosovës (1,907,592 banorë), rezulton të jenë kryer 78 teste pë 10,0000 banorw, ndërsa referuar numrit të popullsisë së Shqipërisë (2.863.000 banor2.863) reazulton të jenë kryer 67 teste për 100.000 banorë.
Megjithatë për kryeministrin Edi Rama, testimi i “rezervuar” i ndjekur deri më tani po jep rezultat. Kështu deklaroi ai ditën e djeshme në emisionin “Opinion”.
“Së pari testet bëhen në laboratore të akredituar nga OBSH. Së dyti janë strategji dhe nuk mund të bëhen që hap sportele dhe bëjnë teste. Se thonë njerëzit teste, teste, teste. Rajoni i Lombardisë që është rajoni më i prekur se kudo tjetër ka bërë 12 mijë teste për 1 milionë banorë, ndërkohë që në Korenë e Jugut që ne e mbajmë si rast suksesi dhe është, ka 4450 teste për 1 milionë banorë, pra thuajse 1 të tretën e testeve. Shqipëria ka 97 teste për 1 milionë banorë që janë testime të bëra me strategji. Ne kemi bërë më pak testime dhe prandaj kemi më pak raste pozitive, nuk është e vërtetë”, deklaroi Rama.
“Faktoje” pyeti edhe mjekun Tritan Kalo lidhur me treguesit që rendisin Shqipërinë në vendin e fundit sa i përketnumrit të testimeve mes vendeve të Ballkanit. Sipas Kalos, testimet e deritanishme për identifikimin e të prekurve nga Covid-19 janë në proporcion të drejtë me numrin total të popullsisë dhe atë të të dyshuarve.
“OBSH thotë të bëhen testime sa më shumë të jetë e mundur, por nuk kërkojnë testimin e gjithë populates. As Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të arrijnë të kryejnë testimin total të popullsisë”, u shpreh mjeku Kalo për Faktojen.