BallinaAktiviteteShkodër, Faktoje njeh studentët e gazetarisë me mekanizmat për të zbuluar dezinformimin

Shkodër, Faktoje njeh studentët e gazetarisë me mekanizmat për të zbuluar dezinformimin

Faktoje po e shtrin aktivitetin e saj të trajnimit të studentëve të gazetarisë, në njohjen dhe përdorimin e mekanizmave kundër dezinformimit, në disa fakultete të vendit. Pas Elbasanit, të enjten e 11 nëntorit, ky trajnim, në kuadër të projektit që organizata Faktoje ka në bashkëpunim me Ambasadën Britanike, u mbajt në mjediset e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, të universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër. Fillimisht 12 studentë të vitit të dytë të gazetarisë u njohën nga afër me punën që Faktoje bën prej tre vitesh si media e parë fact-checking në Shqipëri.

*Studentët e  gazetarisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” , gjatë trajnimit

 

Kryeredaktorja Viola Keta, diskutoi me studentët mbi rëndësinë e dallimit të lajmeve dezinformuese dhe pasojat e rënda që ato sjellin tek publiku, duke ndikuar deri në vendimmarrje të gabuara.

Studentët u përfshinë në diskutime mbi raste konkrte të dezinformimit përmes lajmeve të rreme mbi Covid 19, procesin e vaksinimit dhe impaktin e terorive të konspiracionit që kanë çuar deri në rrezikimin e shëndetit publik. Në këtë diskutim u theksua rëndësia se faktet shpëtojnë jetë.

Gjatë trajnimit, studentët u njohën me metodologjinë e punës në Faktoje dhe treguan kureshjte se me çfarë sfidash përballen gazetarët e kësaj redaksie në verifikimin e deklaratve të funksionarëve publikë dhe impaktin pas publikimit të tyre.

Pjesëmarrësit treguan interes të shtuar për nivelin e transparencës të institucioneve shqiptare ndaj gazetarëve dhe mediave. Edhe këtu Ligji i të Drejtës për informim ishte një nga pikat ku kryeredaktorja, Viola Keta vendosi theksin duke i nxitur ata atë njihen mirë me përmbajtjen e tij, pasi ndihmon në nxitjen e llogaridhënies nga institucionet publike.

*Kryeredaktorja Viola Keta gjatë trajnimit për studentët e Shkodrës

Gjatë trajnimit studentëve iu dha mundësia që përmes videove të shkurtra ‘tutorial’ prodhuar nga Faktoje, të njihnin disa nga aplikacionet dhe hapat që mund të ndjekin për verifikim e videove dhe fotove të manipuluara.

*Pjesë nga materialet e  prezantuara për studentët e Gazetarisë, Shkodër 11 nëntor 2021

*Momente nga prezantimi I aplikacioneve që përdoren për verifikim nga Faktoje.al

Ky prezantim që u bë nga gazetarja e Faktoje, Inva Hasanaliaj, tërhoqi vëmendjen e studentëve, pasi përdorimi i fotove apo videove dezinormuese, sidomos në raste fatkeqsish natyrore, apo çështje sensitive, ka një impakt edhe më të madh tek publiku.

Trajnimi me studentët e gazetarisë në Shkodër, ishte mjaft interaktiv dhe vetë ata vunë në provë njohuritëmbi lajmet dezinformuese dhe fake news përmes ‘quizeve’ të Faktoje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img