BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëShkelen afatet për rindërtimin e bashkisë së Kurbinit

Shkelen afatet për rindërtimin e bashkisë së Kurbinit

Godina e bashkisë së Kurbinit, e cila u dëmtua gjatë tërmetit në 2019, nuk është ende gati. Ndërtesa e institucionit vendor duhet të kishte përfunduar rindërtimin brenda nëntorit të vitit 2021, sipas dokumentave të tenderit dhe përgjigjes së bashkisë, por puna për këtë objekt vijon ende duke shkelur afatet e përcaktuara. Aktualisht administrata e kësaj bashkie, prej mëse një viti ofron shërbime në ambientet e pallatit të Kulturës.

—————–

Tërmeti i 26 nëtorit të vitit 2019 dëmtoi mes banesave, instutucioneve shëdetësore, edhe godinave institucionale edhe ndërtesën e bashkisë së Kurbinit. Një vit pas tërmetit, në nëntor 2020, kryebashkiakja Majlinda Cara njoftoi qytetarët se po nisnin punimet për shembjen e e godinës së vjetër të bashkisë, për të nisur punimet për godinën e re.

*Postimi i kryebashkiakes Mjlinda Cara

 

Në datën 27 janar 2021 kryebashkiakja Majlinda Cara publikoi një listë të investimeve janë bërë dhe po bëhen në këtë bashki në kuadër të procesit të rindërtimit, mes të cilave listonte edhe godinën e bashkisë, por pa dhënë një informacion të qartë se në cilën fazë ndodheshin punimet.

*Postimi i kryebashkiakes Mjlinda Cara

 

Me premtimin se do ishte një ndër godinat më të bukura në Shqipëri, kryetarja e bashkisë Kurbin në maj të këtij viti, përsëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh se po punohej me ritme të larta në këtë kantier, që godina të mund të ofronte shumë shpejt shërbime për qytetarët.

*Postimi i kryebashkiakes Mjlinda Cara

Lidhur me afatin se kur do të përfundojë puna për rindërtimin e bashkisë, Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë Kurbin, e cila në përgjigjen e saj thekson se rindërtimi i bashkisë pritet të mbarojë brenda afateve të lidhur me operatorin teknik.

*Përgjigjja e bashkisë Kurbin për Faktoje.al

 

Faktoje bëri kërkimet për projektin në fjalë dhe sipas të dhënave nga Open Data data e lidhjes së kontratës është 11-03-2021, ndërsa kohëzgjatja është 9 muaj.

*Të dhënat e tenderit për projektin e bashkisë Kurbin

 

Faktoje verfikoi në terren se edhe në tabelën e punimeve të vendosur në kantierin e godinës së bashkisë, kohëzgjatja e përcaktuar është 9 muaj, pra në nëntor 2021.

Foto nga tabela, shtator 2021

Në muajin nëntor Faktoje riferifikoi në terren situatën, për të mësuar se në cfarë faze të projektit ishin punimet.

*Kantieri për godinën e  bashkisë Kurbin, nëntor 2021

*Kantieri për godinën e  bashkisë Kurbin, nëntor 2021

Punëtorët që gjetëm në terren shprehen për Faktoje se ishte e pamundur që godina të përfundonte brenda muajit nëntor, e as në dhjetor të këtij viti.  Ajo që vihej re ishte tabela e projektit ku lexoheshin informacionet mbi afatet, tashmë nuk ishte më.

*Tabela ku duhet të ishin të dhënat dhe afatet e punimeve

Edhe pse puna për rindërtimin e bashkisë ka nisur, nga të dhënat që Faktoje ka grumbulluar, godina e bashkisë nuk përfundon brenda afatit, siç pretentohet nga përgjigja e bashkisë Kurbin, prandaj këtë premtim do ta konsiderojmë gjysmë të mbajtur.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img