BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëShijaku/Viti shkollor nisi me shkolla të rindërtuara

Shijaku/Viti shkollor nisi me shkolla të rindërtuara

Ina Allkanjari

 Objektet arsimore në Bashkinë Shijak të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 mirëpritën nxënësit për vitin e ri shkollor 2021-2022.  Kreu i bashkisë, Elton Arbana, premtoi në 13 gusht nisjen e vitit të ri shkollor me ambiente të sistemuara dhe gati për të pritur nxënësit në Bashkinë Shijak. Pas verifikimit në terren, Faktoje konstatoi se ky premtim është i mbajtur përsa i përket 5 objekteve arsimore, ndërtimi i të cilave u realizua me fonde të buxhetit të shtetit.

——

Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, në 13 shkurt 2021 nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook, deklaroi:

“Do të nisim shtatorin me shkolla të sistemuara! Shkollat e reja që kemi ndërtuar do të mirëpresin qindra nxënës në ambiente moderne, komode dhe të sigurta”.

 Screenshot i postimit të Kreut të Bashkisë Shijak Eltona Arbana, 13 shkurt 2021

 Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit objektet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat janë përcaktuar për rindërtim në Bashkinë Shijak me njësi zbatuese Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë:

  1. Shkolla 9-vjecare Lidhja e Prizrenit, 2. Shkolla 9-vjeçare Petrit Llatfiu, 3. Shkolla e mesme 16 Shatori, 4. Shkolla e Mesme Kajo Karafili, 5. Kopshti Nr. 1.

Faktoje iu drejtua Bashkisë Shijak, më 24 shtator 2021, vetëm 3 ditë përpara fillimit zyrtar të mësimit për arsmin parauniversitar. Faktoje komunikoi me kreun e Bashkisë Shijak, Elton Arbana i cili u shpreh se në Bashkinë Shijak janë klasifikuar për rindërtim 4 shkolla dhe 1 kopsht.

“Objektet arsimore të klasifikuara për rindertim konkretisht: Shkolla 9-vjecare Lidhja e Prizrenit, Shkolla 9-vjeçare Petrit Llatfiu, Shkolla e mesme Gjimnazi 16 Shatori, Shkolla e Mesme Kajo Karafili, Kopshti Nr. 1, kanë përfunduar në muajin nëntor të vitit 2020, ashtu siç ishim zotuar që do të mbaronin.  Është edhe kopshti numër 2 dhe shkolla “Rilindja” të cilat janë marrë përsipër nga UNDP, që kanë një procedurë ndryshe nga procedurat e shtetit shqiptarë, këto dy objekte janë ende në proces”, deklaroi për Faktoje, Kreu i Bashkisë Shijak Elton Arbana.

Në Shijak janw në total janë 5 shkolla dhe dy kopshte, që i janë nënshtruar procesit të rindërtimit, pjesë e paketës së 143 objekteve arsimore, që po rindërtohen në 11 bashkitë e vendit.

 Në 24 shtator 2021, Faktoje vendosi të verfikojë nëse këto shkolla janë gati për të pritur nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, ashtu siç u premtua nga kreu i Bashkisë Shijak.

Nga verifikimi në terren u konstatua se 4 shkollat e sipërpërmendura dhe kopshti numër 1, ishin gati për të pritur nxënësit.

24 Shtator 2021, Gjimnazi “16 Shtatori”

 Drejtori i Gjimnazit 16-shtatori, Gentian Shahini u shpreh për Faktoje.

“Shkolla është gati janë marrë masat e duhura për të respektuar masat anticovid. Ndërkohë shkolla ka gati sallën e informatikës, laboratorin e biologjisë dhe kimisë, gjithashtu edhe një bibliotekë të re”, deklaroi Shahini.

24 Shtator 2021, Gjimnazi “16 Shtatori”, salla e informatikës

24 Shtator 2021, Gjimnazi “16 Shtatori”, biblioteka

Shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” janë dy shkollat të tjera të ringitura nga e para, nga Programi i Rindërtimit në Bashkinë e Shijakut. Në këto dy shkolla të integruara në një kompleks arsimor me terrene sportive dhe ambiente të jashtme të përbashkëta, në shtator rinisën mësimin rreth 550 nxënës.

24 Shtator 2021, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu”

“Pas dy vitesh jemi kthyer në shkollën tonë. E rëndësishme është që tashmë nxënësit do të jenë të stabilizuar në shkollën e tyre. Nxënësit rreshtohen të gjithë në oborrin e njëjtë që disponojnë dy shkollat dhe futen te një derë, më pas ndahen në shkollën përkatëse. Nga ana e majtë është shkolla “Lidhja e Prizrenit” dhe nga ana e djathtë është shkolla “Petrit Llaftiu”. Ambientet janë të ndara mes dy shkollave, gjithashtu janë instaluar edhe sistemet me kaldaja”, shprehet për Faktoje një ndër mësueset e shkollës 9-vjeçare “Petrit Llaftiu”.

24 Shtator 2021, shkolla 9-vjeçare “Petrit Llaftiu”, ambientet brenda klasës

24 Shtator 2021, Shkolla e Mesme Kajo Karafili

24 Shtator 2021, Kopshti numër 1, Shijak

Faktoje ju drejtua Fondit Shqiptar të Zhvillimit me një Kërkesë për Informacion lidhur me rindërtimin e objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në përgjigjen e saj FSHZH-ja objektet arsimore Shijak janë të përfshira në lotin 7.

Përgjigja e FSHZH, objektet arsimore të përcaktuara për rindërtim në Bashkinë Shijak

 Nisur nga të dhënat e mbledhura dhe nga verfikimi në terren, premtimin e kreut te bashkise Shijak Elton Arbana, do ta kategorizojmë Të Mbajtur.

 

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img