BallinaTë pambajturaSaga e spitaleve COVID 3 dhe 4

Saga e spitaleve COVID 3 dhe 4

MARJO BRAKAJ

Sipas një deklarate të Ministres së Shëndetësisë, më 29 korrik, qeveria po  përgatitej për hapjen e spitaleve COVID 3 dhe COVID 4. Mirëpo, spitali COVID 3, po sipas ministres Manastirliu do duhej të ishte hapur që më 1 qershor, ashtu sikurse edhe spitali COVID 4.

———————————————————————————————————————
Gjatë seancës së parafundit plenare për këtë session parlamentar, të mërkurën e 29 korrikut, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se qeveria po përgatitej për hapjen e spitaleve COVID 3 dhe 4.

Po fuqizojmë kapacitetet tona spitalore universitare edhe ato rajonale. Gjithashtu jemi duke përgatitur skuadrat e rezervës për hapjen e spitaleve Covid 3 dhe Covid4. Ndërkohë që vijojmë të rrisim kapacitetet e testimit”- njoftoi Manastirliu.

COVID 3, sipas ministres Manastirliu do akomodonte pacientët që përfundonin terapinë në Siptalin Infektiv, për t’u rehabilituar tërësisht.

Është një strukturë e cila është e mjaftueshme përsa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi” – u shpreh Manstriliu, gjatë inspektimit në QSUT më 25 prill.

Edhe spitali COVID 4 do duhej të ishte i hapur dhe në dispozicion të turistëve të cilët do shfaqnin shenja të koronavirusit.

Do jetë në dispozicion të sezonit turistik, për ata që do të vijnë në Shqipëri, por edhe rastet që do të kemi këtu dhe do kenë nevojë për spitalizim” – u shpreh Manstirliu.

Sipas Manastirliut, spitali karantinë, COVID-4 në autostradë, do të trajtonte të infektuarit gjatë periudhës së rihapjes dhe sezonit turistik. Ndërsa në vjeshtë, kur parashikohet vala e dytë e koronavirusit, do të ishte në ndihmë të 3 spitaleve Covid.

Siç ka verifikuar edhe më herët, siptalet COVID 3 dhe 4, vijojnë të jenë një premtim i pambajtur.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img