BallinaPremtimeVala e “Covid 19” kaloi, po spitali i premtuar?

Vala e “Covid 19” kaloi, po spitali i premtuar?

Spitali i COVID-4 i premtuar për të qenë gati në fund të prillit, ende nuk ka nisur punën. Emergjenca e pandemisë sipas shifrave zyrtare kaloi, por mbeten pikëpyetje mbi shpenzimet për spitalin e planifkuar për pajisjen me aparatura dhe staf mjekësor. Ministria e Shëndetësisë, prej më shumë se një muaji refuzon të japë përgjigje.

“Sfida është që për 30 ditë ta bëjmë spital. 30 ditë”!-tha kryeministri Rama tha gjatë inspektimit të ambienteve të ish universitetit “Kristal” në datë 26 mars.

Edhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, po atë ditë, edhe pse nuk artikuloi një datë, la të kuptohet se do punohej fort për të pasur sa më shpejt një spital të ri, të përshtatur për situatën e krijuar nga pandemia.

Në datë 27 prill , në përfundim të afatit të vendosur nga kryeministri, “Faktoje”, pas disa vëzhgimeve të mëhershme mbi punimet në këtë spital, arriti të  mësojë jo zyrtarisht se spitali nuk ishte gati. Jo zyrtarisht, sepse prej më shumë se një muaji Ministria e Shëndetësisë refuzon t’u përgjigjet pyetjeve mbi këtë çështje.

Në datën 5 maj, Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu në emisionin Open, pranoi  se vazhdojnë ende përgatitjet për vënien në funksion të spitalit COVID 4, duke konfirmuar kështu mosmbaitjen e premtimit të kryeministrit Rama se në fund të muajit prill, ai do të ishte gati.

Nga ana tjetër, shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 po tkurren dita-ditës në Shipëri dhe vala e pandemisë siç u provua është përballuar nga QSUT dhe Sanatoriumi. Po ashtu edhe në Itali duket se vala e pandemisë kaloi dhe pavionet Covid 19 po mbyllen.

Po me spitalin Covid 4, në Shqipëri çfarë do bëhet? Në kërkesën për informim drejtuar Ministrisë së Shendetësisë prej më shumë se një muaji Faktoje ka shtruar disa pyetje që mbeten aktuale edhe sot, së pari kostot në para për pajisjet mjeksore dhe së  dyti ato në burime njerëzore por ende nuk kemi një përgjigje.

Janë shumë pikpyetje në lidhje me hapjen e Covid-4 për të cilin Ministria e
Shëndetësisë nuk jep asnjë informacion. Nisur nga vëzhgimet që “Faktoje” ka
bërë dhe informacionet që disponojmë deri tani deklaratën e ministres
Manastirliu do ta kategorizojmë si Premtim të Pambajtur.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img