.

.

BallinaAktualitetSa të efektshme janë masat kufizuese të Komitetit të Ekspertëve kur në transportin publik nuk shmangen grumbullimet

Sa të efektshme janë masat kufizuese të Komitetit të Ekspertëve kur në transportin publik nuk shmangen grumbullimet

AURORA SHPATAJ

Shifrat e larta të infektimeve kanë bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të shpallë kufizime të reja, për të shmangur sa më shumë grumbullimet e qytetarëve.

Në 17 nëntor, drejtuesja e ISHP Albana Fico gjatë një  komunikimi me mediat tha:

Të ndalojmë grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.”

Nga një vëzhgim i Faktoje në terren, rezulton se kjo masë nuk gjen vend kur vjen fjala tek transportit urban, ku grumbullimet e njerëzve, janë të pashmangshme.  “Shkelja” e kësaj mase nis që tek stacionet e pritjes së autobusëve të linjave urbane, ku njerëzit qëndrojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

Stacion i autobusit të Kamzës, pranë rrethrrotullimit, qytetarët në stacion, foto:Aurora Shpataj

Autobusi i linjës së Kamzës i tejmbushur me qytetarë, foto:Aurora Shpataj

Një ndër linjat që mbulon periferinë e Tiranës, i tejmbushur me pasagjerë, foto: Aurora Shpataj

Autobusi i linjës së Kamzës, foto:Aurora Shpataj

Autobusi i Selitës, foto:Aurora Shpataj

Autobus i linjës së Selitës, foto:Aurora Shpataj

Urbani i Kinostudio, foto:Aurora Shpataj

Urbani i Kinostudios, foto:Aurora Shpataj

Autobus i linjës së Insitutit Bujqësor, foto:Aurora Shpataj

Autobus i linjës “Tirana e Re”

Qytetarët në stacionin autobusi, foto:Aurora Shpataj

Urbani i Vorës, foto:Aurora Shpataj

Nga vëzhgimi në terren, konstatuam se grumbullimet nuk shmangen as në këto stacionet dhe autobusët e linjave që kanë ndalesa pranë QSUT, ku janë vendosur dy spitalet Covid 1 dhe Covid 3.

Qytetarët para spitalit “Shefqet Ndroqi”, foto:Aurora Shpataj

Qytetarët para spitalit Covid 3, foto:Aurora Shpataj

Ndërsa,Komiteti i Ekspertëve komunikon rregullisht kufizime të reja, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19, shifrat po dëshmojnë efektin e kundërt.

Sipas komunikimit të fundit të komunikimit të ekspertëve:

“Siç kemi bërë më dije në raportimin ditor situate paraqitet në një nivel riskut të shtuar për arsye të rritjeve të rasteve pozitive ditore shprehur më qartë kjo dhe me rritjen e incidencës 14 ditore.Incidenca 14 ditore rezulton e rritur me 300 persona për 100 mijë banorë,mesatarja e rasteve pozitive  është 704 për javën që lamë pas ,raporti i vdekjeve me rastet pozitive është 2% gjatë kësaj jave.Përsa i përket infeksionizitetit sipas gjinive kemi femra të prekura në 52% dhe meshkuj 48%.Moshat më të prekura janë 65-74,ndjekur nga pas me grupmoshën 55-64.Në grupmoshën e fëmijëve 0-4 vjec nuk kemi ndryshime përsa i përket incidencës dhe për moshat 5-14 vjec  është e njëjta situatë.”-shprehet Albana Fico,drejtuesja e ISHP. 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img