.

.

Home Faktometer E Pavërtetë Sa projektligje ka në Kuvend për minimumin jetik?

Sa projektligje ka në Kuvend për minimumin jetik?

0
Sa projektligje ka në Kuvend për minimumin jetik?
SALI BERISHA FLET NE KONFERENCE - Kryetari i partise demokratike, Sali Berisha dhe zedhenesja e partise, Floriana Garo duke folur gjate nje konference per shtyp ne seline blu. Berisha eshte shprehur se eshte thjesht koincidence qe protesta e ardhshme e opozites do te mbahet ne te njejten dite kur Gjykata e Tiranes do te marre vendimin per logon dhe vulen e partise (3 mars). /r/n/r/nSALI BERISHA SPEAKS AT THE CONFERENCE - The chairman of the democratic party, Sali Berisha, and the party's spokesperson, Floriana Garo, speaking during a press conference at the blue headquarters. Berisha stated that it is just a coincidence that the next protest of the opposition will be held on the same day when the Court of Tirana will take the decision on the logo and seal of the party (March 3).

Në datën 19 qershor 2023, ish-kryeministri Sali Berisha me një grup deputetësh të Partisë Demokratike prezantuan nismën për miratimin e një ligji që do të përcaktojë minimunim jetik të nevojshëm për qytetarët e Shqipërisë. Zëdhënësja e Berishës, theksoi se kjo është hera e parë në 30 vite që merret një nismë ligjore për minimumin jetik. Por verifikimi i Faktoje tregoi se një propozim i tillë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, që në mars, si nismë e shoqëruar me 21,000 firma qytetarësh nga Lëvizja Bashkë.

Jona Plumbi

Drejtuesi i grupimit të deputetëve të Partisë Demokratike të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha njoftoi propozimin në Kuvendin e Shqipërisë të një ligji social, atij për minimumin jetik. Prezantimin e propozimit të grupit të deputetëve që ai përfaqëson, Berisha e bëri përmes një konference për media.

Sipas zëdhënëses së ish-kryeministrit Berisha, Floriana Garo, ky është propozimi i parë i këtij lloji.

Ky projektligj është dorëzuar nga grupi Parlamentar para dy javësh, në datën 7 qershor 2023. Eshtë hera e parë në 30 vite që merret një nismë për të vendosur një minimum jetik për qytetarët shqiptarë”. – Floriana Garo, Zëdhënëse e drejtuesit të Komisonit të Rithemelimit, Sali Berisha.

Nisur nga kjo deklaratë, Faktoje vendosi të verifikojë nëse ky është me të vërtetë propozimi i parë që shkon në Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e një ligji që përcakton minimumin jetik në vend. Nga kërkimi  rezulton se në tetor 2022, “Organizata Politike”, (lëvizja aktiviste që u registrua si partia “Lëvizja Bashkë”, përpara zgjedhjeve vendore 2023) nisi një fushatë për mbledhjen e firmave të qytetarëve për propozimin e një ligji për minimumin jetik.

Në 12 Dhjetor 2022 Organizata Politike dorëzoi firmat e mbledhura gjatë fushatës së njoftuar, në Komisoinin Qendror të Zgjedhjeve, institucioni që bën verifikimin e të dhënave të mbledhura për propozimin e ligjit.

21 mijë nënshkrime janë mbledhur në kohë rekord, brenda 2 muajsh dhe kjo falë qindra qytetarëve brenda Shqipërisë, por dhe jashtë. I gjithë angazhimi tregon për domosdoshmërinë, nevojën dhe emergjencën që ka vendi ynë për përcaktimin e minimumit jetik”. – tha asokohe Viki Çipi, Lëvizja Bashkë.

Në 9 janar 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi miratimin e regjistrimit të nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për përcaktimin e minimumit jetik”.

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve vlerëson se nënshkrimet e depozituara nga përfaqësuesit e nismës ligjvënëse për të propozuar projektligjin “Për përcaktimin e minimumit jetik”, janë dorëzuar në përputhje me kërkesat e ligjit dhe si të tilla duhet te pranohen” – thuhet në vendim.

Në 30 Mars 2023, Lëvizja Bashkë njoftoi dorëzimin në Kuvend të këtij propozimi.

Sot Lëvizja BASHKË dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për miratimin e Minimumit Jetik”.

Kuvendi i Shqipërisë e ka protokolluar këtë propozim prej datës së dorëzimit, pra 30 mars 2023.

Për sa kohë propozimi i nisur nga Komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike është dërguar në Kuvend në datën 7 qershor, siç njofton zëdhënësja e këtij grupimi, atëherë është e qartë se nisma e propozuar nga Sali Berisha për përcaktimin e minimumit jetik, nuk është e para në 30 vjet.

Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e zëdhënëses së deputetëve të grupimit “Berisha” e kategorizojmë si të pavërtetë.

Previous article E keqintepretuar harta e Kosovës në zyrën e raportuesit europian Lajçak
Next article Tanket dalin në rrugë në ShBA, por vetëm për një stërvitje të lajmëruar
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë