BallinaProjekteLufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në ShqipëriSa afate dështuan për hapjen e spitalit të sëmundjeve të brendshme?

Sa afate dështuan për hapjen e spitalit të sëmundjeve të brendshme?

Esmeralda Topi

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT ende nuk ka hapur dyert për pacientët, ndonëse po mbushen thuajse pesë vite nga nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e tij. Qeveria ka shkelur të gjitha afatet e dhëna ndër vite për përfundimin e spitalit. Faktoje risjell në vëmendje deklaratat e fundit që Kryeministri Edi Rama ka ndarë lidhur me afatet e inagurimit të spitalit të sëmundjeve të brendshme.

4 tetor 2022

Kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetin social facebook ecurinë e punimeve në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, që po ndërtohet brenda Qendrës Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

“Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, gati për pajisjet e brendshme me dëshirën e madhe që të hapë dyert për Krishtlindje.” – shprehej Kryeministri Edi Rama teksa ndante me ndjëksit e tij pamje të drejtëpërdrejta nga godina mbrëmjen e 4 tetorit.

5 tetor 2022

Një ditë më pas, në një tjetër postim në facebook Kryeministri theksonte se investimi në sapitalin e ri të sëmundjeve të brendshme ishte drejt përfundimit. Këtë herë asnjë dëshirë apo afat konkret për hapjen e spitalit.

 “Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde europiane.” – shkruantë Edi Rama në facebook.

25 dhjetor 2022

Dëshira e Kryeministrit Edi Rama nuk u realizua. Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme nuk u hap për pacientët.

16 janar 2023

Vit i ri, premtime të vjetra. Më 16 janar të këtij viti, Kryeministri Edi Rama informonte sërish ndjekësit e tij në facebook se investimi madhor për spitalin e sëmundjeve të brendshme do të hapte dyert së shpejti.

“MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë.” – shkruantë Rama në facebook.

14 shkurt 2022

 Jo më larg se dje, Kryeministri ndau një tjetër postim me ndjekësit në facebook lidhur me afatet e përfundimit të punimeve për spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme.

“Me instalimin e aparaturave të fjalës së fundit të teknologjisë, bëhemi gati për fazën finale të çeljes së veprës më të madhe të shëndetësisë të dekadave të fundit, Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT .” – shkruante Edi Rama në facebook, teksa shpërndante videon e inspektimit që kishte kryer ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në ambientet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, në të cilën deklaronte se inagurimin e ndanin pak javë.

FAKT

Pavarësisht premtimeve të shumta ndër vite, spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ende nuk i ka hapur dyert për pacientët. Investimi për spitalin e ri arrin vlerën e 2.2 miliardë lekë, nga të cilat rreth 1.5 miliardë janë kredi, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga buxheti i shtetit.

Në linkun më poshtë gjeni një tjetër material të detajuar që Faktoje ka kryer lidhur me ecurinë e punimeve në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme.

Kur do të jetë gati spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT – Faktoje.al

 

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img