BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëRikonstruksioni i Teatrit të Vlorës, premtim i pambajtur i bashkisë

Rikonstruksioni i Teatrit të Vlorës, premtim i pambajtur i bashkisë

MERXHAN DACI & INVA HASANALIAJ

Teatri “Petro Marko” në Vlorë duhet t’i nënshtrohej rikonstruksionit, sipas premtimit të kryetarit të bashkisë Dritan Leli në fushatën e zgjedhjeve vendore 2019. Nga verifikimi i Faktoje, 15 muaj pas këtij premtimi, jo vetëm nuk ka nisur rikonstruksioni, por as nuk parashikohet ndonjë shpenzim për këtë qëllim në buxhetin e bashkisë.

Në mandatin e ri do të mundësojmë rikonstruksionin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës”.

Kështu premtoi në qershor të vitit të shkuar kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli gjatë ndalesës së parë të PS në rajonin nr.3 të qytetit, në kuadër të çeljes së takimeve publike për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Vetë ky institucion kulturor e mirëpriti këtë zotim të kryebashkiakut Leli që kërkonte një mandat të dytë.

15 muaj pas kësaj deklarate, Teatri i Vlorës është në të njëjtën gjendje dhe asnjë ndërhyrje e re nuk është kryer.

Faktoje konstatoi gjatë vëzhgimit në terren se godina e teatrit ka shenja të qarta të lagështisë në muret e jashtme.

Për më tepër, Faktoje në dy tentativat për të bërë një vëzhgim edhe në mjediset e brendshme, e gjeti atë të mbyllur.

Foto 4

Faktoje mësoi nga burimet e saj në qytetin e Vlorës se prej kohësh Teatri Petro Marko është pa drejtues.

Teatri Petro Marku është një institucion në varësi të Bashkisë Vlorë dhe ka një strukturë që përbëhet prej 30 vetash.

Faktoje pyeti edhe Bashkinë Vlorë se çfarë po bëhet me planin për rikonstruktimin e teatrit “Petro Marko”, por ajo u përgjigj se ka kërkuar nga FSHZH mbështetje për teatrin Petro Marko të cilën ende nuk e ka marrë.

Screenshot i përgjigjes

Në buxhetin e Bashkisë Vlorë për vitin 2020 nuk ka të planifikuar me fond të caktuar një restaurim të godinës.

Është e dukshme edhe me sy të lirë se në teatrin e Vlorës nuk është vënë ende dorë.

Gentian Këllçiu, aktor tek grupi Parodistët e Rinj, i cili ka dhënë disa shfaqje në këtë teatër, tha për Faktoje se kushtet në mjediset teatrore lënë shumë për të dëshiruar.

Gjendja nga brenda është copë-copë, skandal. Sa herë bie shi teatri përmbytet. Madje edhe skena rrezikon të përmbytet se poshtë është me ujë. Ka shumë lagështirë”-tha ai.

Teatri i Vlorës Petro Marko nuk ka një njoftim publik për nisjen e sezonit të ri artistik.

Mjediset e brendshme të teatrit gjatë një shfaeqje/ Foto: Gentian Këllçiu

Mjediset e Teatrit Petro Marko në Vlorë kanë shërbyer shpesh edhe për takime e aktivitete politike, siç ishte ai i Asamblesë së Partisë Socialiste në korrik të këtij viti.

Foto nga brenda e teatrit, Asamableja e Partisë Socialiste, korrik 2020, FOTO:Faqja e Damian Gjiknurit

Historia e themelimit të Teatrit Profesionist të Dramës në Vlorë fillon në 16 Nëntor 1962, me rastin e 50-Vjetorit të shpalljes së pavarësisë në këtë qytet.

Ky eveniment kulturor erdhi si rezultat i lëvizjes së gjerë artistike në vite, duke filluar me veprimtaritë e Klubit Patriotik “Labëria”, tek lëvizjet artistike të viteve ‘50-’60.

Meqënëse edhe pas më shumë se një viti puna për rikonstruktimin e teatrit Petro Marko Vlorë ende nuk ka nisur, Faktoje do ta kategorizojë premtimin e kryebashkiakut Leli si TË PAMBAJTUR.

* Faktoje, e mbeshtetur nga National Endowment Democracy (Ned) po monitoron 10 bashki në vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img