Një artikull i shpërndarë online ku flitet për vetëvrasjen e një 13-vjeçari ka ndodhur në SHBA dhe ka ndodhur rreth gjashtë vite më parë. Përdorimi i ngjarjeve prekëse, të sjella jashtë kontekstit kohor është një formë dizinformimi për audiencën.
————————————————————————————————————-
Portali “shqip.mynews24hr.com” ka publikuar një artikull në muajin tetor, ku raporton për një ngjarje të rëndë. Në lajmin e publikuar thuhet se një 13-vjeçar I ka dhënë fund jetës, duke lënë edhe një letër për prindërit e tij. Mirëpo, sapo hap artikullit vihet re që gabimet drejtshkrimroe janë të shumta, duke nxitur dyshimet mbi vërtetësisë e artikullit të publikuar.
Screenshot, lajmi i publikuar nga portali
Vihet re që lajmi është shpërndarë në Facebook edhe në muajin nëntor, ndonëse në faqen e web-it të tij është publikuar një muaj më parë. Ndërsa, nëpërmjet titullit sensacional dhe pa treguar se ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, portalit përpiqet që të tërheqë sa më shumë klikime.
“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të lajmit në fjalë, pasi reagimet dhe ndjeshmëria e qytetarëve për të ishte mjaft e lartë dhe kjo shihet qartë edhe nga komentet e shumta në Facebook-un e portalit.
Komentet ngushëlluese në Facebook
Në një kërkim të bërë në Google, rezulton se ngjarja tragjike ka ndodhur në gusht të vitit 2016 dhe jo këtë vit, siç pretendohet dhe serviret për lexuesit nga portal.
Mediat e huaja raportonin asokohe se i mituri që ishte vetëvrarë kishte lënë edhe një letër në lidhje me bullizimin.
Artikujt me histori prekëse janë një “çelës suksesi” për klikime dhe portalet I përdorin pa marrë parasysh se në këtë formë dizinformojnë lexuesit.
*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin