BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookRiciklohet aksidenti tragjik i dy motrave për “karrem” klikimesh

Riciklohet aksidenti tragjik i dy motrave për “karrem” klikimesh

Shpesh herë, ngjarjet aksidentale riciklohen nga portale për të shtuar klikimet në faqet e tyre dhe rrjedhimisht të ardhurat. I tillë është rasti i lajmit që njofton goditjen nga rrufeja të dy motrave të mitura. Faktoje vërtetoi se lajmi është i vitit 2021, ndërsa fotoja e përdorur në artikull nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Jona Plumbi

Lajmet mbi ngjarje tragjike aksidentale zakonisht marrin shumë vëmendje në rrjet për shkak të ndjesisë njerëzore të cilës i thërret dhe dëshirës për të kuptuar gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhen personat e përfshirë. Ky fakt ndikon në përdorimin e kësaj tipologjie lajmesh me qëllim parësor mbledhjen e klikimeve dhe rrjedhimisht përfitimeve monetare për ata që i shpërndajnë. Ky duket të jetë rasti i informacionit të shpërndarë në rrjet nga xnews7.com në 25 maj, me titullin intrigues “Mos kaloni pa shprehur ngushë̶llime! Rrυfeja u mẹrr jẹtën dy motrave të vogla teksa dolën për shëtitje, motra e tretë është…

*imazh i lajmit te shperndare nga xnews7.com

Artikulli njofton se dy motra nga Oslo, Benedikt Mirset dhe motra e saj Viktoria, ndërruan jetë pasi u goditën nga rrufeja gjatë një shëtitje në malet e Norvegjisë. Sipas xnews7.com motra e tretë është lënduar.

Ajo që bie në sy menjëherë është fakti se mosha e vajzave të përmendura në artikull nuk përputhet me fotografinë e përdorur. Për këtë arsye Faktoje vendosi të verifikojë më tej informacionin.

Me një kërkim në rrjet përmes fotografisë së dy vajzave, rezulton se dy vajzat vërtetë kanë ndërruar jetë, por jo për shkak të goditjes nga rrufeja.

*rezultati i kërkimit në Google Image përmes fotogrfisë së artikullit të xnews7.com

Dy vajzat që shfaqen në imazhin e lajmit të rremë të xnews7.com sipas raportimevemediave amerikane janë dy shtetase amerikane, të cilat gjatë një udhëtimi turistik në Afrikë vdiqën për shkak të lëngjeve në mushkëri, sipas autoriteteve të ishullit afrikan Seychelles.

Si duket edhe nga data e publikimit, lajmi është i vitit 2016.

Ky nuk është i vetmi informacion i shtrembëruar nga portali. Me një kërkim në rrjet mbi rastin e dy motrave që u goditën nga rrufeja zbulon se lajmi është i vitit 2021.

*lajmi mbi goditjen e tre motrave nga rrufeja që mban datën 5 Korrik 2021

Nisur nga kto të dhëna që gjenden lehtësisht në rrjet, rezulton se informacioni i shpërndarë nga xnews7.com është i pavërtetë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img