Kamza, Vora dhe Elbasani janë tri bashkitë nga totali i 61 njësive të vetqeverisjes vendore ku qytetarët votuan në mënyrë elektronike këtë të dielë të 14 majit. “Në të gjitha qendrat e votimit është votuar nëpërmjet pajisjes elektronike.”, u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, në përfundim të procesit të votimit.
Rezultatet e votimeve
Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 22.45 tregojnë se në bashkinë Kamëz, kandidati socialist Rakip Suli mori votën e 60.30% të votuesve, kundrejt 35.46 % të kandidatit Arjan Hoxha që kandidoi për llogari të koalicionit Bashkë Fitojmë. Nga ana tjetër, kandidati i Partisë Demokratike Bilbil Bajraktari mori vetëm 4.25% të votave në Kamëz.

Bashkia Kamëz
Më poshtë rezultatet e votimit për këshillin bashkiak Kamëz deri në orën 22.15, sipas KQZ-së.

Bashkia Vorë
Në Vorë, rezultatet përfundimtare të numërimit elektronik nxorrën fitues kandidatin e Partisë Socialiste Blerim Shera me 73.52 % të votave, duke lënë pas ndjeshëm kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Indrit Hoxha që mori vetëm 26.48 % të votave.

Më poshtë rezultatet e votimit për këshillin bashkiak Vorë, sipas KQZ-së. Deri në orën 22.15 janë numëruar 35 Qendra Votimi nga 44 në total.

Bashkia Elbasan
Rezultatet e numërimit elektronik në Elbasan deri në orën 22.45 treguan se gara mes dy rivalëve ishte e fortë. Gledian Llatja kryeson numërimin për bashkinë e Elbasanit me 55.44 % % të votave, ndërsa Luçiano Boçi mori 44.56 %.

Më poshtë rezultatet e votimit për këshillin bashkiak Elbasan deri në orën 22.15, sipas KQZ-së.

Edhe pse nuk ishte shpallur zyrtarisht mbyllja e procesit të numërimit, në Kamëz dhe Elbasan kandidatët e Partisë Socialiste shpallën fitoren duke festuar me qindra mbështetës.
Në përditësim…