BallinaAktualitetVotimet në 61 bashki - pjesëmarrja nën 40%

Votimet në 61 bashki – pjesëmarrja nën 40%

Në orën 20:00 Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi njoftoi mbylljen e procesit në të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri për 61 bashki të vendit.

Në deklaratën për media, Celibashi njoftoi se, duke përjashtuar 502 qendra votimi ku nuk ka funksionuar pajisja e identifikimit biometrik, rezultati paraprak i pjesëmarrjes në rang vendi është 34,37%. Kjo shifër e njoftuar në deklaratë për media, nuk përputhet me atë që shfaq aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen në zgjedhje, që në orën 19:00 shënonte 37.79%.

Në votimet e 14 Majit, Celibashi njoftoi se morën pjesë për herë të parë në zgjedhje 16 597 qytetarë.

Gjithashtu, KQZ gjatë ditës së votimeve identifikoi 1094 raste të tentativave për votim të dyfishtë.

Edhe pse për të parë rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes do duhet të llogariten edhe votat e qendrave të votimit ku mosfunksionimi i pajisjeve të identifikimit biometrik e kane pamundësuar raportimin në kohë reale, nisur nga numri i vogël i tyre, Celibashi parashikoi një ndryshim jo të madh të pjesëmarrjes.

Për të krahasuar pjesëmarrjen në votime mes bashkive, bazohemi tek të dhënat e fundit zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pjesëmarrja deri në orën 19:00

Deri në orën 19:00 pjesëmarrja në rang vendi u llogarit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si 37,79% e votuesve.

Bashkia që shënoi pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve që votuan është Fushë-Arrëzi, me 53,20% dhe bashkia me pjesëmarrjen më të ulët është ajo e Finiqit me 18.32%.

Nga bashkitë e mëdha, pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Kamëz me 43,52% dhe në Tiranë me 42,71% .

Procesi i votimeve në Shqipëri nisi në orën 7:00 edhe pse me vonesë në disa qendra votimi ku paisjet e identifikimit biometrik nuk funksiononin. Problematika u hasën në Tiranë, Korçë, Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Kamzë, Shijak, Kavajë, Shkodër, Himarë, Dibër, Pogradec, Lezhë.

Pavarësisht ksaj, procesi i votimeve vijoi pa incidente të rënda. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi njoftoi në përfundim të procesit se ka administruar 35 denoncime gjatë ditës së diel.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img