.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaRehabilitimi i sheshit Skënderbej brenda majit

Rehabilitimi i sheshit Skënderbej brenda majit

KLEVIS PALOKA

Në janar të këtij viti, filluan punimet për fazën finale në sheshin Skënderbej, ku do të rehabilitoheshin lulishtet përreth, si ‘’lulishtja e librit’’ që ndodhet midis Bibliotekës Kombëtare dhe Bashkisë Tiranë, lulishtja midis Partisë Socialiste dhe Teatrit të Kukullave dhe pjesa pas statujës së Skënderbeut.

Në një intervistë televizive në emisionin “7pa5”,  koordinatori i projektit të sheshit, Gent Agolli u shpreh se punimet pritej të përfundojnë në pranverë, në muajin maj.

Duke u nisur nga ky premtim i koordinatorit të projektit, se projekti i rehabilitimit do të përfundonte në maj, “ Faktoje”, kreu një vrojtim në sheshin Skëndërbej dhe siç është qartësisht e dukshme, punimet akoma nuk kanë përfunduar, pasi një pjesë e sheshit vijon të mbetet e bllokuar dhe ende po punohet.

 

Duke u nisur nga ky vrojtim, premtimin e zyrtarit bashkiak se punimet në sheshin Skënderbej do të mbaronin në muajin maj, “Faktoje” do ta cilësojë të PAMBAJTUR. Tashmë jemi në fund të qershorit dhe punimet akoma nuk janë mbyllur.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img