.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëRehabilitimi i rrugës Krujë-Fushë Krujë, “peng” që prej tërmetit të 2019-tës

Rehabilitimi i rrugës Krujë-Fushë Krujë, “peng” që prej tërmetit të 2019-tës

Rehabilitimi i aksit rrugor Krujë-Fushë Krujë ishte një prej premtimeve që kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, bëri gjatë fushatës elektorale në vitin 2019. Por ndërhyrja në këtë rrugë, u shty pa afat pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit. Edhe sot, pas 2 vitesh ende asnjë ndërhyrje nuk është bërë për këtë aks rrugor, ku nuk kanë munguar dhe aksidentet me pasojë vdekjen.

———————————-

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2019 kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi  u premtoi qytetarëve të tij, se një ndër projektet e para për të cilat do të punohej ishte edhe rehabilitimi i rrugës Krujë- Fushë Krujë.

Dy vite pas premtimit

Faktoje shkoi në terren për të parë gjendjen aktuale të këtij aksi, por që nga viti 2019 asnjë investim nuk ishte bërë, ndërsa rruga ishte në këtë gjendje.

Banorët e zonës, por edhe drejtues automjetesh shprehen se rruga kishte më shumë se një dekadë, në këtë gjendje.

Nuk ka ardhur askush, nuk dimë asgjë. Ka të paktën 10 vjet kështu. Në dimër mbushet edhe me ujë, ndonjëherë nga këto kanalet”- tha për Faktoje T.D 45 vjeçe banore e zonës.

Faktoje pyeti bashkinë e Krujës nëse ka një plan për rehabilitimin e këtij aksi, në përgjigjen e saj kjo bashki në informoi se ka pasur një projekt, i cili u tërhoq pas tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit, i cili ndodhi disa muaj pas zgjedhjeve lokale.

Po sipas bashkisë, vlera e këtij projekti parashikohet të jetë rreth 8 milionë lekë.

Të vetmet punime që do të bëhen pranë këtij aksi janë ato të asfaltimit të një rruge lagjie, për të cilën është hapur edhe një tender në shtator të këtij viti.

Faktoje pyeti Bashkinë e Krujës nëse ky tender kishte të bënte me aksin në fjalë, por edhe sipas tyre bëhej fjalë për një rrugë dytësore, pasi projekti madhor ende nuk ishte financuar.

Me një gjatësi prej 9 km kjo rrugë, edhe në të kaluarën ka qenë një aks problematik ku sipas banorëve dhe drejtueseve të mjeteve, nuk kanë munguar edhe aksidentet me vdekje.

Nisur nga verifikimi dhe nga përgjigja e bashkisë Krujë, premtimin për rehabilimin e aksit rrugor Krujë-Fushë Krujë e kategorizojmë në premtim të Pambajtur.

 

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img