Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook në fillim të korrikut, Kryeministri Edi Rama deklaroi se punimet në Lotin 2, në Unazën verilindore në Tiranë, do të vazhdojnë me tre turne. Gjatë vëzhgimit në terren, më 14 korrik konstatuam se punimet kryheshin në fashat orare 07 00-17 00 dhe 17 00-03 00. Në disa verifikime deklaratash që garantojnë se punohet 24 orë në 24, për projekte madhore, si rrugët apo rindërtimi pas tërmetit, rezulton se ato nuk janë të vërteta.
Kryeministri Rama me anë të një statusi në Facebook, konfirmoi nisjen e fazës së betonimit të soletës së tunelit në Unazën Verilindore, loti 2 dhe se punimet do të kryheshin pa ndërprerje.
Screenshot i statusit në Facebook nga Kryeministri, 5 korrik 2021
Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një postim në faqen e Facebook, në fund të muajit qershor garantonte se po punohet 24 orë në 24, në 7 ditë të javës për Lotin 1 dhe 2 të Unazës së re, me qëllim përfundimin sa më shpejt dhe lehtësimin e trafikut, që në këtë zonë është kaotik.
Screenshot i postimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, 28 qershor 2021
Faktoje vendosi të verifikojë në terren nëse po punohet me tre turne siç kishte paralajmëruar Kryeministri Rama.
Më 14 korrik, pas orës 23:00 në shkuam në segmentin rrugor të Unazës së Madhe në Tiranë.
Foto e segmentit rrugor të Unazës e Madhe në Tiranë, 14 korrik 2021
Foto e segmentit rrugor të Unazës e Madhe në Tiranë, 14 korrik 2021
Foto e segmentit rrugor të Unazës e Madhe në Tiranë, 14 korrik 2021
Në pjesën më të madhe të gjatësisë së këtij aksi rrugor, nuk gjetëm ndonjë punëtor ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë kishin ndalur punën. Megjithatë në segmentin, në hyrje të Tiranës, nënkalimi tek Sheshi Shqiponja, ndodheshin disa punëtorë të cilët e kishin marrë turnin në orën 17 00 dhe do ta dorëzonin në orën 03 00 të mëngjesit.
Punimet ishin përqendruar tek betonizimi i nënkalimeve që përshkojnë këtë segment.
Hyrja e Tiranës, nënkalimet tek ish Sheshi Shqiponja, 14 korrik 2021
Faktoje komunikoi me disa punëtorë dhe ata na konfirmuan:
“Ne vazhdojmë të punojmë, turni i parë fillon në orën 7 të mëngjesit dhe mbaron në orën 5 pasdite, turni i dytë fillon në orën 5 dhe dorëzohet në 3 të mëngjësit. Punohet me orar të zgjatur dhe me dy turne”- thanë punëtorët për Faktoje.
Hyrja e Tiranës, nënkalimet tek ish Sheshi Shqiponja, 14 korrik 2021
Hyrja e Tiranës, nënkalimet tek ish Sheshi Shqiponja, 14 korrik 2021
Faktoje i është drejtuar me anë të një kërkese për informacion edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ta pyetur nëse po punohet me tre turne në këtë aks rrugor dhe kur pritet të mbarojë e gjithe faza e betonizimit të këtij segmenti.
Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Enërgjisë, 8 korrik 2021
Deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kemi marrë një përgjigje.
Unaza e Madhe e Tiranës me gjatësi prej 2.2 kilometrash, është e ndarë në lote. Edhe më herët, në muajin maj kryeministri Rama kishte deklaruar se aty punohej me tre turne, por nga verifikimi rezultoi se puan gjatë natës isht ndalur.
Prej muaji Mars të këtij viti, është bërë devijimi trafikut pas orës 20 00, në zbatim të planit të ri për menaxhimin e tij, gjatë punimeve për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë Astirit.
Puna me tre turne propagandohet edhe për procesin e rindërtimit në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntori 2019, por nga ky verifikim ka rezultuar se gjatë natës nuk punohet.