BallinaFaktometerE vërtetëBalluku: By-Passi i Vlorës hapet në mënyrë provizore për kalimin e mjeteve më 15 Korrik

Balluku: By-Passi i Vlorës hapet në mënyrë provizore për kalimin e mjeteve më 15 Korrik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku premtoi hapjen e përkohshme të segmentit rrugor në By-Passin të Vlorës, Dukat-Orikum, duke nisur nga 15 korriku. Qëllimi është lehtësimi i fluksit të automjeteve gjatë sezonit turistik. “Faktoje” verifikoi në tërren këtë deklaratë në terrën më 15 korrik. Edhe pse By passi i Vlorës ka qenë një projekt i nisur që në vitin 2015, afatet për përfundimin e tij, janë zvarritur.


Gjatë një inspektimi në By-Passin e Vlorës, në fund të muajit qershor, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se ky segment rrugor do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve nga data 15 korrik.

Screenshot i postimit gjatë inspektimit të Ministres Balluku, 28 qershor 2021

Bypass-i Vlores lidh autostradën Levan – Vlorë me rrugën kombëtare përgjatë rivierës Vlorë- Sarandë. Kjo rrugë nis nga rrethrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë dhe ka një shtrirje 29 kilometra.

Më 15 korrik, ne udhëtuam drejt By-Passit të Vlorës,  për të verifikuar nëse ishte hapur segmenti Dukat-Orikum, për kalimin e automjeteve.

Segmenti rrugor i By-Passit të Vlorës, foto Inva Hasanaliaj, 15 korrik 2021

Segmenti rrugor i By-Passit të Vlorës, foto Inva Hasanaliaj, 15 korrik 2021

Gjatë vëzhgimit dhe komunikimit me disa prej punëtorëve në terren, konstatuam se segmenti rrugor është hapur në mënyrë provizore për qarkullimin e automjeteve, për të lehtësuar fluksin gjatë sezonit turistik. Një pjesë e mirë e rrugës ishte asfaltuar.

Segmenti rrugor i By-Passit të Vlorës, foto Inva Hasanaliaj  15 korrik 2021

Segmenti rrugor i By-Passit të Vlorës, foto Inva Hasanaliaj  15 korrik 2021

Ndërkohë pjesa e rrugës ku do të ndërtohet ura, është ende larg përfundimit.

Segmenti rrugor i By-Passit të Vlorës, foto Inva Hasanaliaj  15 korrik 2021

Fillimisht ky segment rrugor ishte parashikuar të ishte i kalueshëm në nisje të sezonit turistik, por problematikat, siç thonë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës  kanë qenë të shumta, madje projekti ka çaluar që në fazën studimore.

Vlora është qyteti kryesor ku është bazuar strategjia kombëtare për zhvillimin e turizmit të vendit. Investim i projektit të By-Passit të Vlorës me gjatësi 29 kiliometra, pritet që të shkurtojë rrugën në jug të vendit, duke anashkaluar hyrjen e mjeteve brenda në qytetin e Vlorës, për t’u lidhur me segmentin Dukat-Orikum.

Nisur nga verifikimi në terren, vendosem që deklaratën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda balluku, se me 15 korrik do të hapej në mënyrë provizore By-Passi i Vlorës, ta kategorizojmë “Të vertetë”

Lexo edhe: Saga e premtimeve të pambajtura për Bypass-in e Vlorës

Balluku: Brenda muajit korrik përfundojnë 11,5 kilometrat e parë të By-Passit të Vlorës

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img