BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëRama: Gjysmë milionë shqiptarë kryejnë çdo vit check up-in falas

Rama: Gjysmë milionë shqiptarë kryejnë çdo vit check up-in falas

KLEVIS PALOKA

“Çfarë kanë këta me check-up-in, pse i shqetëson? Dakord, po e ndalojmë atë partneritetin dhe nuk po e bëjmë më dhe gjysmë milioni njerëz që e bëjnë çdo vit. Ky numër po shkon duke u rritur ”, kështu deklaronte kryeministri Edi Rama në seancën e parë plenare të vitit 2019.

Duke u nisur nga kjo deklaratë e kryetarit të mazhorancës, “Faktoje” kontaktoi me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për ta pyetur në lidhje me shifrat e personave që kanë kryer check-up-in falas.

Sipas përgjigjes së FSDKSH-së, të dhënat se sa vetë e kanë kryer kontrollin e check-up-it që nga viti 2015 deri në vitin 2018 janë si më poshtë:

Duke u nisur nga deklarata e kryesocialistit Rama dhe duke e ballafaquar me të dhënat e FSDKSH-së, deklaratën e tij do ta shpallim GJYSMË TË VËRTETË pasi check-up-in nuk e kanë kryer për çdo vit gjysmë milionë njerëz.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img