BallinaTë pambajturaRama: Brenda 24 orëve, plan konkret për mënyrën se si do trajtohen kërkesat për të hyrë në vend

Rama: Brenda 24 orëve, plan konkret për mënyrën se si do trajtohen kërkesat për të hyrë në vend

Kryeministri Edi Rama, të hënën më 6 prill, duke folur për çështjen e emigrantëve shqiptarë që kërkojnë të kthehen në Shqipëri, deklaroi se brenda 24 orëve do kishte gati një plan konkret se si do procedohej. Përmes planit do përcaktoheshin mekanizmat për të trajtuar kërkesat e cilitdo që kërkon të kyjë në pikat kufitare të vendit. Afati i vendosur nga kryeministri ka kaluar, por plani ende nuk është bërë publik.


Bllokimi i 27 emigrantëve shqiptarë në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë në pikën kufitare të Kapshticës në 3 prill krijoi debat sa i përket mbylljes së kufijve dhe nevojës për trajtimin e kërkesave për hyrjen e tyre në territorin shqiptar.

Institucioni i Avokatit të Popullit, reagoi dukë kërkuar të mos cenohet e drejta e shtetasve shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar në kufijtë tokësorë për të hyrë në vend.

Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme, për të mos e cënuar në mënyrë joproporciale të drejtën për hyrë në territor të shtetasve shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar ditët e fundit në kufirin tokësor me shtetin grek dhe shtetin malazez, për shkak të masave të veçanta administrative të marra gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”- thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e konsideroi “trajtim johuman dhe degradues” bllokimin e 27 shqiptarëve në zonën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të gjejnë një zgjidhje të shpejtë.

Qëndrimi i këtyre shtetasve në zonën neutrale për orë të tëra dhe pa kushtet minimale të jetesës vendos në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre si dhe i nënshtron këta shtetas ndaj elementëve të trajtimit jo human dhe degradues,” thuhej në deklaratën e Komitetit publikua.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit “rikujtoi” se Kushtetuta detyron mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë, me banim të përkohshëm ose të përhershëm” jashtë kufijve të vet, ndërsa theksoi se çdo kufizim i përkohshëm nuk duhet të cenojë të drejtat kushtetuese të përcaktuara në nenin 17.

Të hëhën më 6 prill, kryeministri Rama deklaroi se kush do të vijë në kufirin tokësor dhe është rezident në vende të tjera, do të kthehet mbrapsht, ndërsa kushdo tjetër do të karantinohet 14 ditë brenda në dhomë, në struktura hoteliere pranë kufirit dhe me shpenzimet e veta.

Rama shtoi se brenda 24 orëve (prej së hënës, 6 prill) do publikohej zyrtarisht një plan konkret me mënyrën se si do proocedohej me këresat për të hyrë në vend të shtetasve shqiptarë rezident apo jo në vendet e tjera.

Por, edhe pse 27 emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kapshticë pas 4 ditësh, mundën të hyjnë në vend, plani konkret për trajtimin e kërkesave të mundshme të të ardhmen ende nuk është bërë publik nga qeveria.

Deklaratën e kryeministrit Rama, referuar edhe afatit që ai paralajmëroi do e kategorizojmë si “Premtim të pambajtur”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img