BallinaFaktometerE PavërtetëQeveria shqiptare nuk bllokoi punimet e xhamisë së Namazgjasë

Qeveria shqiptare nuk bllokoi punimet e xhamisë së Namazgjasë

Një artikull i botuar në portalin “Bota Islame” njofton se pas heqjes së licencës së kolegjit turk në Tiranë, tashmë qeveria shqiptare do të “mbyllë” edhe Xhaminë e Namazgjasë. Nga verifikimi i “Faktoje” rezulton se deri tani nuk është ndërmarrë ndonjë vendim zyrtar për të bllokuar këtë objektet të rëndësishëm kulti. 

Patris Pustina

Portali “Bota Islame”, i ndjekur nga shumë lexues dhe i orientuar kryesisht mbi botimin e informacioneve dhe zhvillimeve nga vendet islame, publikoi në 27 shtator një artikull ku paralajmëron se “pas mbylljes së shkollës “Mehmet Akif”, Rama pritet të “mbyllë” xhaminë e “Namazgjasë”.

Teksti në brendësi, e trajton si një lajm që pritet të ndodhë shumë shpejt, bllokimin e punimeve të xhamisë, duke mos cituar ndonjë provë apo burim konkret, veç “zërave” që thonë se Rama po përpiqet të vendosë në baraspeshë në Shqipëri influencën e presidentit turk Erdogan, dhe lëvizjes Gulen, kundërshtarja politike e Erdogan, e etiketuar organizatë terroriste nga shteti turk.

Pas mbylljes së shkollës Mehmet Akif, e financuar nga Fetullah Gulen, – arsyeton artikulli, Rama do të përpiqet të vendosë balancën duke ‘goditur’ një investim të presidentit Erdogan, specifikisht xhaminë e Namazgjasë, që është ndërtuar me para të shtetit turk.”

Artikulli thotë gjithashtu se leja e ndërtimit për xhaminë e Namazgjasë i ka mbaruar vlefshëmëria që prej gjashtë muajsh dhe kjo është një nga arsyet e masave që pritet të ndërmerren. Megjithatë, artikulli nuk ofron ndonjë dokument zyrtar për lejen e ndërtimit. “Faktoje” iu drejtua Bashkisë së Tiranës dhe Komunitetit Musliman të Shqipërisë për të pyetur se kur ka filluar dhe kur përfundon leja e ndërtimit për xhaminë, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Megjithatë, “Faktoje” i dërgoi një kërkesë për informacion edhe Kryeministrisë. Sipas përgjigjes së këtij institucioni, nuk ka asnjë vendimmarrje të qeverisë për këtë rast. 

Artikulli gjithashtu pretendon se Rama do të përdorë justifikimin e përfundimit të afatit të ndërtimit për të ndaluar punimet, por, edhe, në të njejtën kohë, për të kaluar xhaminë e Namazgjasë në pronësinë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Mes KMSh dhe Erdogan duket se ka patur tensione që më parë. Media turke kanë sulmuar KMSh si të pushtuar nga Gulenistë, ndërsa përfaqësues të KMSh nuk ishin të pranishëm gjatë përurimit të xhamisë së Et’hem Beut nga presidenti turk gjatë vizitës së tij më 17 janar 2022.

Sa i përket xhamisë së Namazgjasë, Rama foli për të së fundmi. Në një intervistë në Euroneës, më 3 tetor 2022, ai duket se lau duart nga çështja e hapjes së saj, duke ua lënë përgjegjësinë Komuniteteve Muslimane të dy vendeve:

Inagurimi i xhamisë së madhe është një çështje që nuk vendos qeveria e Shqipërisë dhe nuk e ka peng askush sepse Xhamia e Madhe po ndërtohet me kontributet e Komitetit Mysliman  turk dhe janë ata që po e ndërtojnë në një marrëveshje me komunitetin Mysliman shqiptarë dhe i vendosin ata se kur i mbarojnë punimet dhe kur duhen hapur dyert, nuk e vendos qeveria e Shqipërisë.”

Deri në një zhvillim tjetër, pretendimi se Rama do të mbyllë xhaminë e Namazgjasë mbetet një opinion më tepër sesa një fakt.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img