BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPuçistët në Nigeri nuk bllokuan eksportin e uraniumit në Francë

Puçistët në Nigeri nuk bllokuan eksportin e uraniumit në Francë

Qeveria e re e Nigerisë nuk ka ndërprerë dërgimin e uraniumit në Francë. Raportimet dhe verifikimet e mediave ndërkombëtare tregojnë se nuk ka asnjë provë të besueshme për të mbështetur se ka pasur një njoftim të tillë nga qeveria e vendit.

Një valë e re dizinformimi po shoqëron zhvillimet e fundit pas grushtit të shtetit në Nigeri. Një postim i shpërndarë në rrjetet sociale pretendon se qeveria e dalë nga grushti i shtetit në Nigeri ka njoftuar bllokimin e dërgimit të uraniumit në Francë.

Qeveria e re kërkoi tërheqjen e bazave të shteteve të huaja (SHBA, Francë, Itali) nga vendi dhe ndërprerjen e dërgesave të uraniumit në Francë (ajo furnizon 25% të nevojave të Francës për uranium) dhe si reagim mori një ultimatum nga Nigeria dhe një refuzim për t’u tërhequr nga dy vendet e para (SHBA dhe Franca)”-shkruhet në postimin e një përdoruesi të Facebook.

Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Në lidhje me këtë posim, ne bëmë një verifikim, fillimisht duke iu referuar informacioneve të shpërndara nga mediat ndërkombëtare. Në lidhje me këto pretendime, BBC shkruan se nuk ka asnjë provë që junta lëshoi ​​një ndalim për eksportet e uraniumit në Francë.

Referuar informacioneve të BBC, kompania franceze e përfshirë në minierat e uraniumit në Niger, Orano Group, tha se aktivitetet e saj kishin vazhduar në zonat Arlit dhe Akokan dhe në selinë e saj në Niamey, pas grushtit të shtetit.

Edhe kolegët e verifikimit të fakteve të “Reuters” kanë konfirmuar se nuk ka asnjë informacion zyrtar të verifikuar nga autoritetet e Nigerisë dhe as nga ata që kanë kryer grusht shteti ndaj Presidentit të Nigerisë, për ndërprerjen e eksporteve të uraniumit në Francë.

Veç kësaj, Agjencia bërthamore e BE-së Euratom i tha Reuters se Nigeria ishte furnizuesi i dytë më i madh i uraniumit natyror në Bashkimin Evropian vitin e kaluar. Agjencia nuk sheh rrezik të menjëhershëm që vendeve të BE-së t’u përfundojë uranium, pasi ka rezerva të mjaftueshme, edhe nëse Nigeria do të vendosë të shkurtojë dërgesat e saj.

Gjithashtu, Nigeria është prodhuesi i shtatë më i madh në botë i uraniumit, sipas Shoqatës Botërore Bërthamore (WNA).

Në fund të korrikut, ushtria nigeriane përmbysi presidentin, Mohamed Bazoum, pezulloi kushtetutën dhe shpërndau të gjitha institucionet.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img