Pretendimi: Kjo video tregon protestuesit në Tiranë që kërkojnë Albin Kurtin
Verdikti: E pavërtetë
———————————————————-
Një video nga protestat masive të qershorit 2026 në Tiranë, po qarkullon në rrjetet sociale shqipfolëse, me pretendimin se ajo tregon protestuesit duke brohoritur në grup: “Duam Albin Kurtin,” kryeministrin e Kosovës.

Megjithëse video që qarkullon është autentike, pretendimi se protesuesit po kërkojnë Kurtin është i pavërtetë.
Në të vërtetë, brohoritja e dëgjuar në video është një thirrje që e ka shoqëruar protestën në disa prej 12 ditëve të saj. Ajo nuk është një thirrje për Albin Kurtin, por thotë: “Ju erdhi fundi!”
Kjo është lehtësisht e dëgjueshme me vesh të lirë, dhe ka qenë pjesë e raportimeve mbi protestën për disa ditë.

Duket se postimet në rrjetet sociale janë frymëzuar prej faktit se shprehjet “Duam Albin Kurtin!” dhe “Ju erdhi fundi!” tingëllojnë ngjashëm. Këto keqinterpretime janë postuar gjatë ditës së zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit në Kosovë, ndoshta me synimin për të krijuar më shumë besim të votuesve ndaj figurës së kryeministrit kosovar.
Pretendime të njejta janë përgënjeshtruar edhe nga kolegët e Hibrid në Kosovë.






