BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookProjektimet ekonomike të FMN shiten nga portalet si parashikime fallxhoresh

Projektimet ekonomike të FMN shiten nga portalet si parashikime fallxhoresh

Parashikimet e zymta për ecurinë e ekonomisë globale gjatë këtij viti nga ana e drejtueses së Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva janë nxjerrë nga konteksti në portalet shqiptare, përmes titujve bombastikë, në përpjekje për të marrë klikime.

 

“Bëhuni gati për më të keqen! Jepet paralajmërimi për një vit të vështirë 2023, çfarë pritet të ndodhë”. Me këtë paralajmërim ‘bombastik’ portali www.sot.lajmengabota.com fton ndjekësit të lexojnë një lajm jo kaq të bujshëm sa ‘shitet’ në titull.

Madje përvecc titullit intrigues, në përpjekje për të marrë sa më shumë klikime, portali e shoqëron artikullin me një fotografi ku shfaqen Presidenti rus Vladimir Putin dhe profetja e verbër bullgare Baba Vanga.

Screenshot nga portali www.sot.lajmengabota.com

Asnjë prej personazheve në fjalë nuk ka lidhje me përmbajtjen e lajmit. Nga një verfikim i “Faktoje” rezulton se bëhët fjalë për një intervistë televizive të shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva këtë fillim viti.

Portali Sot ka ripublikuar intervistën e drejtueses së FMN-së Kristalina Georgieva për CBS News, më 3 janar duke i vënë titull intrigues dhe imazhe që tërheqin lexuesit.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS drejtuesja e FMN-së ka ndarë parashikimet e këtij institucioni të rëndësishëm financiar për ecurinë e ekonomisë globale gjatë këtij viti.  Kristalina Georgieva arrin në këtë parashikim duke u bazuar tek analiza e 3 ekonomive më të mëdha botërore Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Kina – të cilat sipas saj, po përballen njëkohësisht me dobësim të aktivitetit ekonomik.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin.

 

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img