.

.

BallinaGjurmo ParanëProcesi i Rindërtimit KLSH dhe FMN: Transparenca “çalon”, nuk ka një program të përgjithshëm rindërtimi

Procesi i Rindërtimit KLSH dhe FMN: Transparenca “çalon”, nuk ka një program të përgjithshëm rindërtimi

Qeveria shqiptare ka shpenzuar 16.5 miliardë lekë për vitin 2020, por nuk ka publikuar listën e plotë të përfituesve dhe të objekteve të rindërtuara në kuadër të procesit të rindërtimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkojnë transparencë mbi numrin e banesave, apartamenteve, shkollave, apo objekteve publike të përfunduara, sa janë në proces e sa janë për t’u nisur deri në fund të këtij viti. I njëjti informacion kërkohet edhe për grantet e rindërtimit. Nga ana tjetër Kontrrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit deklaron qartazi se në këtë proces është vërejtur mungesë në dokumentacione dhe nuk ka nuk ka një program të përgjithshëm rindërtimi, vendimarrja nuk është mbështetur në planifikim të mirëfilltë dhe nuk ka monitorim periodik të ecurisë së procesit të rindërtimit duke mos siguruar kështu transparencë për performancën e procesit.

Faktoje gjatë këtyre dy viteve ka kërkuar në mënyrë të përsitur këtë informacion, i cili nuk është bërë transparent nga institucionet përgjegjëse.

Në një kohë që qeveria shqiptare është angazhuar ligjërisht që ky proces të jetë tërësisht transparent, në raportin e zbatimit të buxhetit “Programi i Rindërtimit nga Tërmeti” jepen të dhënat për fondet e përdorura për vitin 2020, por jo detajime për projektet dhe ecurinë e tyre. Edhe në relacioni shoqërues i titulluar “Raport mbi Përdorimin e Fondeve Buxhetore për Rindërtimin viti 2020) paraqiten vetëm të dhëna të përgjithshme.

Raporti i Zbatimit të Buxhetit Vjetor 2020

Sipas këtij raporti evidentohet që deri në 31 Dhjetor 2020 u shpenzuan nga njësitë shpenzuese 15.3 miliardëë lekë, ndërkohë që kjo vlerë e raportuar është e ndryshme nga vlera e raportuar në treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave dhe e Ekonomisë, e cila rezulton në shumën 16.59 miliardë lekë.

Raporti mbi fondin e rindërtimit 2020

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon, që siç parashikohet në ligj, shpenzimet për rindërtimin të jenë brenda kontrolleve të përcaktuara për menaxhimin e sistemit buxhetor, ashtu si çdo shpenzim tjetër. Në deklaratën e tij, FMN vë theksin tek roli i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe mirëpret raportin e auditimit në lidhje me këtë fondet e përdorura për rindërtimin dhe pandeminë.

FMN saktëson së “procesi për implementimin e një regjistri publik për pronarët përfitues dhe përfundimin dhe publikimin e raportit të auditimit të KLSH për shpenzimet e tërmetit dhe pandemisë në vitin 2020 është i mirëpritur”.

Faktoje ka monitoruar në vijëmësi këto tregues dhe ka publikuar artikuj në lidhje me këto tregues. Ecuria e thithjes së kredive nga Konferenca Donatorëve siç pranohet edhe nga qeveria ka qenë e ulët në vitin 2020. Faktoje i ka kushtuar vëmendje ecurisë së përthithjes së fondeve (kredi dhe donancione) nga konferenca e donatorëve. Po kështu Faktoje ka trajtuar edhe pagesat e kryera nga bashkitë për grante rindërtimi gjatë 2020, dhe ka identifikuar bashkinë Durrës si njësinë kryesore në lëvrimin e këtyre granteve.

Ndër mesazhet krysore të këtyre dy raporteve janë:

tabelat rindertimi (2)

Të dhënat e pasqyruara në tabelë janë marrë nga raportet të bëra në Kuvend për programin e Rindërtimit.

Tek tabela e mësipërme përsa i përket përfundimit në lidhje me nivelin e huave në shumën 90 milion euro të nënshkruara, kjo nuk reflektohet në regjistrin e borxhit të publikuar në fund të vitit 2020, sipas kredive të paraqitura në regjistrin e kredive të huaja.

Ajo që bien në sy është që qeveria shqiptare nuk raporton në këtë raport mbi ecurinë e disbursimeve dhe realizmin për vitin 2020 të granteve nga donatorët e huaj. Ecuria e këtyre disbursimeve si financiare, si në natyrë duhej të reflektohej në treguesit fiskal për vitin 2020 dhe raportohej në raportin përgatitur për Kuvendin e Shqipërisë. Faktoje ka dërguar kërkesë për informacion në lidhje me këtë cështje dhe do raportojë mbi përgjigjet e marra nga Qeveria Shqiptare në ditët në vijim.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img