BallinaFaktometerE PavërtetëBylykbashi: Në javën zgjedhore në Bashkinë Durrës, u ndanë 89 herë më shumë para se 15 muajt e fundit për rindërtimin

Bylykbashi: Në javën zgjedhore në Bashkinë Durrës, u ndanë 89 herë më shumë para se 15 muajt e fundit për rindërtimin

Në një dalje publike për media, pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Oerd Bylykbashi përfaqësues i PD, deklaroi:

“Vetëm gjatë javës zgjedhore në bashkinë e Durrësit u ndanë 6 milionë euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë sesa ka shpërndarë kjo bashki në 15 muajt e fundit.”

Faktoje e verifikoi këtë deklaratë me të dhënat e siguruara nga Ministria e Financave për procesin e rindërtimin në vitin 2020. Sipas të dhënave të siguruara nga Faktoje, gjatë vitit 2020 pagesat totale për rindërtimin kanë qenë në vlerën 16.6 miliardë lekë ose rreth 135 milionë Euro. Nga kjo vlerë, Bashkia Durrës është institucioni i dytë më i madh i fondeve në vend për vitin 2020, me vlerë 3.7 miliardë lekë ose 30 milionë Euro.

Pagesat totale për rindërtimin gjatë vitit 2020 janë ndarë në 7.6 miliardë lekë ose rreth 62 milionë euro për transferime tek individët me bankë për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara dhe 9 miliardë ose 73 milionë euro për procesin e ndërtimit të objekteve të reja nga qeveria.

Po sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm Bashkia Durrës gjatë vitit 2020 ka kryer pagesa ndaj qytetarëve në vlerën 3.3 miliardë lekë ose rreth 27 milionë Euro.

Si rrjedhojë deklaratën e zotit Bylykbashi, sipas të cilit vetëm gjatë javës zgjedhore në bashkinë e Durrësit u ndanë 89 herë më shumë fonde se sa ka shpërndarë kjo bashki në 15 muajt e fundit, vendosëm ta klasifikojmë si të pavërtetë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img