Ina Allkanjari
Procesi i rindërtimit, shtylla kryesore e rimëkëmbjes së qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, është shoqëruar shpesh me problematika si: shtyrja e afateve në lidhje me rindërtimin e shtëpive individuale apo pallateve, objekteve arsimore, si dhe me mungesën e transparencën. Faktoje që prej nisjes të këtij procesi ka ndjekur me vëmendje ecurinë e tij, duke raportuar me qëllimin nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve përgjegjëse.
Për t’i dhënë zë qytetarëve të prekur nga tërmeti, Faktoje krijoji opsionin “Fakto edhe ti”. Shumë qytetarë kanë dërguar ankesat e tyre në redaksinë tonë në lidhje me problematika rreth procesi të rindërtimit, të cilat Faktoje po i ndjek duke i adresuar në institucionet përkatëse për të ndihmuar në zgjidhjen e cështjes.
——————–
Procesi i rindërtimit, shtylla kryesore e rimëkëmbjes së qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, është shoqëruar shpesh me problematika si shtyrja e afateve, rindërtimin e shtëpive individuale apo pallateve, objekteve arsimore si dhe me mungesën e transparencën. Faktoje që prej nisjes të këtij procesi ka ndjekur me vëmendje ecurinë e tij, duke raportuar me qëllimin nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies së instutucioneve përgjegjëse.
Për t’i dhënë zë qytetarëve të prekur nga tërmeti, Faktoje krijoi opsionin “Fakto edhe ti”. Shumë qytetarë kanë dërguar ankesat e tyre në redaksinë tonë në lidhje me problematika rreth procesit të rindërtimit, të cilat Faktoje po i ndjek duke i adresuar në institucionet përkatëse për të ndihmuar në zgjidhjen e cështjes.
Opsioni “Fakto edhe Ti”, në faqen zyrtare të faktoje.al
Nga verifikimi i ankesave të ardhura, problematikat më të shpeshta të evidentuara kanë të bëjnë me vonesat në bonusin e qirasë, probleme me grantet e rikonstruksionit dhe grantet e rindërtimit, kërkesa për rivlerësim, si edhe probleme me dy pronësinë.
Bonusi i qirasë
“Jam një qytetare nga durrësi, kam 3 muaj që nuk marr bonusin e qirasë edhe pse apartamenti im është dëmtuar nga termeti. Nga momenti që ra tërmeti dolëm nga shtëpia sepse u shpall e pabanueshme. Prej asaj dite kam marr bonus qiraje, por që nga korriku më është ndërprerë. Shkova në bashki për tu interesuar dhe më thanë që fondi është miratuar dhe po presin shpërndarjen, po kaloi tre muaj dhe akoma skemi marrë asnjë lekë. Po më nxjerrin nga shtëpia me qira ku jetoj aktualisht, sepse nuk kam lekë ta paguaj”, shkruan në Fakto edhe Ti në datë 14.10.2021, një qytetare nga Durrësi.
Screenshot ankesa e ardhur në aplikacionin “Fakto dhe ti”
Ndër problematikat e shqyrtuara më së shumti janë vonesat me bonusin e qirasë, ku qytetarë të ndryshëm ankohen se bonusi i qirasë është ndërprerë, duke shkaktuar probleme dhe vështirësi për këto familje të cilat duhet të paguajnë qiranë mujore dhe shpesh e kanë të pamundur të sigurojnë lekët.
“Shtëpia ime u shpall e pabanueshme nga tërmeti dy vite më parë, shteti më vendosi dhe shenjën te muri i shtëpise që duhet shembur. Pas gjithë kësaj kohe, as nuk është shembur dhe as nuk ka filluar rindërtimi i shtëpisë. U bë gati tre muaj që nuk marrim as lekët e qirasë që na jepte shteti, na thonë që ska kaluar fondi”, shruan qytetarja F. nga Marikaj, Vorë më datë 14 tetor.
Screenshot ankesa e ardhur në aplikacionin “Fakto dhe ti”
Rivlerësimi i dëmeve
Një tjetër problematikë është ajo që lidhet me vlerësimin apo rivlerësimin e dëmeve që kanë qytetarë të ndryshëm në lidhje me banesat e tyre.
“U bënë gati 2 vite që un nuk kam marrë asnjë lloj ndihme sado pak të vogël nga shteti, me dokumentacione i kam çdo gjë të rregullta. E vetmja përgjigje që më japin gjithmonë në bashki është që duhet të presim ekspertët e tërmeteve për rivlersim që të vijnë nga Tirana po se di sa do vazhdojnë të ma thonë të njëjtën përgjigje disa herë! Nuk dimë si të veprojmë ndryshe me këto. Ndoshta tani ju mund të jeni zgjidhja jonë e vetme në këtë shtet që po na vjedh kaq hapur”, shkruan për Faktoje qytetari G. nga Durrësi.
Screenshot ankesa e ardhur në aplikacionin “Fakto dhe ti”
Nuk kanë munguar rastet kur qytetarët i janë drejtuar dhe gjykatës për të gjetur të drejtën e tyre.
“Pallati im 146, nuk është për tu shembur. Bashkia e Tiranes ka marrë vendim për shembjen e tij bazuar në ekspertizë fiktive. Për këtë arsye ne e kemi çuar çështjen në Gjykatën Administrative të Tiranës. Bazuar në provat që ne kemi paraqitur, shpresojmë që gjykata të arrijë në konkluzionin që ekspertiza mbi të cilën Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin për prishje nuk është korrekte por ka deformuar qëllimisht një numër faktesh të rëndësishme”, shkruan për faktoje Edmon Cata, banor i kombinatit, Tiranë.
Screenshot ankesa e ardhur në aplikacionin “Fakto dhe ti”
Grante rikonstruksioni për banesa dhe biznese
Përfitimi i granteve të rikonstruksionit për banesa dhe objekte komerciale është një tjetër problematikë që përcillet nga qytetarët, të cilët shpesh shkruajnë se iu ka munguar edhe informacionin e duhur se ku të drejtohen për ta përfituar.
“Nuk kam marrë grant rikonstruksioni për shtëpinë time, në shtëpi kemi krisje, por pasi erdhën na panë në fillim, nuk na kanë thënë asgjë. Të gjithë komshinjtë tanë kanë marrë, ne jo. Jemi të vjetër dhe kemi qenë të sëmurë, pastaj pandemia. Edhe ne nuk dimë, na kanë lënë pa përgjigje”, tregon Zeliha Sata banore e kombinatit.
Screenshot ankesa e ardhur në aplikacionin “Fakto dhe ti”
“Unë kam një dyqan me bojra në Vorë, në të njëjtin kat ku kam edhe banesën. Nga tërmeti dyqani dhe shtëpia pësuan dëmtime, erdhën pas termetit dhe na thanë që ka krisje dhe dëmtime por nuk është rrezik shembje se nuk ishin aq të rënda. Por që nga ajo ditë, nuk na dhanë asnjë fond, as nuk na ndihmuan që ta rregulloj si shtëpinë ashtu edhe dyqanin”, shkruan një qyetare nga Vora.
Screenshot ankesa e ardhur në aplikacionin “Fakto dhe ti”
Faktoje vazhdimisht ka raportuar për vonesa që lidhen me rindërtimin e banesave individuale apo kolektive, ku familjet e pastreha presin me shpresë që t’i rikthehen normalitetit.
Qytetarë të ndryshmë kanë shprehur ankesat e tyre duke treguar vështirësitë e hasura gjatë pritjes që banesa e tyre të rindërtohet.
“Kam përfituar nga programi i rindërtimit të shtëpive individuale të banimit sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak Vorë. Shtëpia ime është e kategorisë DS5 dhe aktualisht akoma vazhdojmë të jetojmë në çadër. Sipas vlerësimit që në fillim te vitit 2020 kam pranuar që shtëpia të ndërtohet nga shteti. Deri sot më datë: 29.10.2021 nuk kemi asnjë informacion se kur mund të tenderohet projekti për ndërtimin e shtëpive individuale edhe pasi kemi bërë disa herë ankesë në bashkinë e vorës dhe zyrën e bashkëqeverisjes por nuk kemi marrë informacion se kur mund të vazhdojnë me ndërtimin e shtëpisë”, na shkruan Selimi nga Vora.
Screenshot ankesa e ardhur në aplikacionin “Fakto dhe ti”
Për të mbështetur familjat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, Faktoje në kuadër të misionit të saj për të nxitur llogaridhënien e bazuar në të drejtën e informacionit dhe transparencën, i ka përcjellë ankesat e qytetarëve të ardhura në “Fakto edhe Ti”, në instutucionet përgjegjëse dhe është në pritje të përgjigje prej tyre.
Kopje e një prej ankesave të deleguara instutucioneve, e ardhur në “Fakto dhe ti”
Nëse ju keni ankesa apo shqetësime në lidhje me problematika që lidhen me procesi e rindërtimit, dërgoni ankesën tuaj në “Fakto dhe ti” dhe Faktoje do ta ndjekë atë me institucionet përkatëse.