.

.

Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook Presidenti gjerman nuk u injorua nga Erdogan gjatë vizitës në Turqi

Presidenti gjerman nuk u injorua nga Erdogan gjatë vizitës në Turqi

0
Presidenti gjerman nuk u injorua nga Erdogan gjatë vizitës në Turqi
Turkey's President Tayyip Erdogan and his German counterpart Frank-Walter Steinmeier attend a welcoming ceremony at the Presidential Palace in Ankara, Turkey, April 24, 2024. Murat Cetinmuhurdar/PPO/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES. MANDATORY CREDIT
Pretendimi: Qeveria turke injoroi presidentin gjerman gjatë vizitës në Turqi pas kontradiktave për Palestinën
 
Verdikti: Mungon konteksti

Gjermania dhe Turqia kanë shfaqur mendime të kundërta për ndërhyrjen e ushtrisë izraelite në Gaza. Mbi këto kontradikta është ngritur edhe aludimi i mediave për një injorim të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës së tij të fundit në Turqi.

Sipas shkrimit të portalit Mast.al në 22 prill, mungesa e pritjes së presidentit gjerman në aeroport nga homologu i tij turk Recep Tayip Erdogan është injorimi që ky i fundit ka dashur të bëjë në shenjë “refuzimi diplomatik të Gjermanisë, si për aspektet e marrëdhënieve gjermano-turke ashtu edhe për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Izraelit në kurriz të Palestinës”.

Në fakt, vizita e presidentit gjerman Steinmeier nisi në datën 22 Prill në Stamboll dhe përfundon në datën 24 Prill, siç njoftohet edhe nga faqja zyrtare e presidentit federal.

Në datën 22 Prill, kur presidenti federal gjerman zbriste nga avioni në Stamboll, homologu i tij turk Erdogan ishte në Baghdad të Irakut. Atje Erdogan u takua me kryeministrin iraken Mohammed S. Al Sudani me të cilin firmosi një marrëveshje paraprake mes Turqisë, Irakut, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të bashkëpunuar për një projekt zhvillimi rrugor.

Kjo vërtetohet edhe nga publikimet e vetë Erdogan në rrjetin social Twitter.

Sa i përket takimit me homologun e tij gjerman, Erdogan e priti Stainmeierin me ceremoni shtetërore, videon e të cilës e ndau gjithashtu në rrjetin e tij social Twitter.

Vetë faqja zyrtare e presidences federale gjermane por edhe mediat turke e kishin njoftuar se ky takim do të ndodhte ditën e mërkurë, kur presidenti gjerman të vizitonte Ankaranë.

Sipas disa gazetarëve në Turqi, nisja e vizitës së Steinmeier në Stamboll dhe takimi fillimisht me kryebashkiakun Erkem Imamoglu, përpara takimit në Ankara me presidentin Erdogan është një shenjë e mbështetjes që Gjermania i jep fitores së Partisë Popullore Republikane në opozitë me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdogan në zgjedhjet e fundit.

Nisur nga këto informacione publike që vijnë si nga Gjermania ashtu edhe nga Turqia, vërtetojmë se fakti që presidenti federal nuk u prit në aeroport nga presidenti Erdogan nuk tregon “injorimin” që ky i fundit kërkon t’i bëjë homologut gjerman, por se Erdogan nuk ndodhej në Turqi ditën e mbërritjes së Steinmeier atje.

Previous article Adoleshentet mund të kryejnë abort, por me pëlqimin e prindërve
Next article Montazhi i balonës zikaltër të Interit mashtron mediat sportive
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë