BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPresidenti francez nuk u qëllua përsëri me shuplakë

Presidenti francez nuk u qëllua përsëri me shuplakë

Lajmi se presidenti francez Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë ka qarkulluar në fund të Nëntorit në disa media. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se kemi të bëjmë me një riciklim të një videoje nga një incident i vitit 2021.

————————————

Një numër mediash kanë raportuar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është qëlluar “përsëri” me shuplakë këtë Nëntor. Disa prej tyre e identifikojnë sulmuesen si një grua.

Çfarë ngjall fillimisht dyshime për kohën kur ka ndodhur incidenti është mbajtja e maskave nga të gjithë ata që shfaqen në video. Në fakt, video që po qarkullon në media tregon një incident që ka ndodhur në 8 qershor 2021 gjatë një takimi që Macron mbajti me qytetarët në jug të Francës. Video është kapur nga një kënd tjetër, por duket se ‘gruaja’ që sulmoi Macron ishte në fakt një burrë (veshur me bluzë të gjelbër), i quajtur Damien Tarel.

Kjo konfirmohet edhe nga vendndodhja gjeografike e videos e verifikuar edhe nga kolegët tanë të Reuters. Nga krahasimi i godinës që shihet në video me pamje nga Google Earth, vendndodhja e videos identifikohet si 138 Rue Jean Monnet, Tain-l’Hermitage, Auvergne-Rhône-Alpes. Në këtë vend ndodhi edhe incidenti i vitit 2021.

Video që po qarkullon së fundmi është hedhur në 12 Nëntor në Twitter nga avokati i Tarel, Juan Branco, me përshkrimin: “Video e pamodifikuar e shuplakës që iu dha Emmanuel Macron nga Damien Tarel në Tain-l’Hermitage”. 

Video e postuar për herë të parë në Twitter

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img