BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPresidenti Biden nuk konfirmoi zjarret e qëllimshme që shkatërrruan Teksasin

Presidenti Biden nuk konfirmoi zjarret e qëllimshme që shkatërrruan Teksasin

Pretendimi: Presidenti Biden konfirmoi që zjarri masiv ne Teksas u shkaktuar nga armët e ushtrisë me energji të përqëndruar

Rate: False, teori konspirative

Zjarret e fundit në Teksas nuk janë shkaktuar nga armët me energji të përqënduar, siç pretendohet në postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë. Faktoje verifikoi dhe nxjerrjen nga konteksti të fjalimit të presidentit Biden që u përdor për të provuar konspiracionin.

Zjarri masiv në 26 shkurt, ishte më i madhi në historinë e Teksasit në ShBA, duke prekur mbi 1 milion hektarë dhe shkatërruar dhjetra ferma dhe ekonomi të tjera lokale. Natyrshëm që teoritë konspirative gëluan në rrjetet sociale duke fajësuar mes të tjerave edhe armët e energjisë së përqëndruar të ushtrisë. Si provë e këtij pretendimi, po sillet një video e fjalimit të presidentit Joe Biden, gjatë vizitës së tij të po asaj dite pranë kufirit SHBA-Meksikë në Brownsville, Teksas.

Joe biden konfirmon se armët e drejtuara me energji shkaktojnë zjarre në pyje. Joe Biden madje pranoi se ishte një sulm kur tha: ‘Nëse fluturoni mbi këto zona të djegura, do të shihni midis 20 shtëpive të shkatërruara, një shtëpi që rri atje, sepse ka çatinë e duhur”-shkruan një përdorues në Facebook që ndan një pjesë nga fjalimi i Biden.  

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Duket se ky dhe postime të tjera keqinterpretojnë deklaratën e presidentit amerikan për disa shtëpi që i rezistuan flakëve dhe disa jo. Vetë Biden, kërkoi pas shpërthimit të zjarrit që rindërtimi i banesave dhe bizneseve duhet të ketë kryhet me “standarde të përditësuara dhe kode ndërtimi” në mënyrë që ato të mund t’i rezistonin më mirë fatkeqësive natyrore.

Teori të ngjashme konspiracioni rreth objekteve të “përzgjedhura” pasuan edhe zjarret në ishullin Maui verën e kaluar. Ekspertët i hodhën poshtë si “me të vërtetë të çmendura” dhe shpjeguan se ndërsa zjarret digjen, është e zakonshme të gjesh disa struktura të mbetura relativisht të padëmtuara për shkak të distancës së tyre nga burimet e lëndës djegëse ose aftësisë për t’iu rezustuar temperaturave të larta.

Përsa i përket armëve me energji të përqëndruar elektromagnetike të shkrepur me shpejtësinë e dritës, ato janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen me dronë dhe raketa.

Mirëpo, ndërkohë që shkaqet e zjarreve që dogjën mbulesën e Teksasit janë ende nën hetim që nga 29 shkurti, nuk ka asnjë provë që teknologji të tilla ushtarake ishin të përfshira.

“Nuk ka asnjë tregues se këto pretendime janë të vërteta,” tha për AFP, shefja e informacionit publik për Shërbimin Pyjor A & M të Teksasit Erin O’Connor.

“Një lazer me energji të lartë i lëshuar në bimësi teorikisht mund të shkaktojë zjarr, por për ta bërë këtë do të kërkonte një sasi të madhe fuqie dhe një transportues ajror të madh që nuk mund të kalonte pa u vënë re. Duket se nuk ka asnjë provë që zjarret e Teksasit janë shkaktuar nga energjia e drejtuar”, tha Iain Boyd, drejtor i Qendrës për Iniciativat e Sigurisë Kombëtare të Universitetit të Kolorados.

Një ditë më parë, kompania e furnizimi më energji në Teksas, Xcel Energy, pranoi zyrtarisht se rrjeti i saj i shpërndarjes së energjisë mund të kishte shërbyer si shkaktar i zjarrit. Kompania me bazë në Minneapolis, e cila siguron energji dhe gaz natyror në pjesë të Teksasit dhe shtatë shteteve të tjera të SHBA-së, përballet me të paktën dy padi që pretendojnë se kompania nga pakujdesia dështoi në mirëmbajtjen e duhur të infrastrukturës elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) lëshoi një alarm me flamur të kuq në 26 shkurt për zonën ku filluan zjarret, duke paralajmëruar paraprakisht se erërat e forta, lagështia e ulët dhe temperaturat e larta do të krijonin mot të favorshëm për krijimin dhe përhapjen e shpejtë të zjarrit.

“Dy zjarre filluan atë ditë pasi erërat e forta goditën zonat e fermës me fusha me bar dhe terren të vështirë. Të nesërmen, zjarret vazhduan, era u shtua dhe filluan flakë të tjera”- tha zëdhënësja e NWS Maureen O’Leary.

“Zjarret përhapen me shpejtësi në barërat e thata. Në fakt, këto janë shpesh zjarret më vdekjeprurëse”-tha Michael Gollner, profesor i asociuar i inxhinierisë mekanike në Universitetin e Kalifornisë-Berkeley, i cili hulumton dinamikën e zjarrit

Gollner i tha AFP-së në një email më 28 shkurt se një kombinim i kushteve të thata, ndryshimi i motit janë ato që me të vërtetë e bënë këtë zjarr të shpërthejë në këto përmasa.

Teori të ngjashme konspirative rreth zjarreve kishte edhe për situatën në Maui. Në një artikull të publikuar më herët, Faktoje verifikoi se ishin të pabaza dëshmitë për zjarret e shkaktuara nga armë me lazer në ishullin e Hawait.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img