BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëPremtimi për dy pallatet e dëmtuara në Lezhë, vetëm njëri është rindërtuar

Premtimi për dy pallatet e dëmtuara në Lezhë, vetëm njëri është rindërtuar

Si një prej qyteteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, Lezha u përfshi në procesin e rindërtimit të banesave individuale dhe atyre kolektive. Ndër objektet e para që do të shëmbeshin dhe më pas do të rindërtoheshin, sipas kreut të bashkisë Pjerin Ndreu, ishin dhe dy pallate, ai 88 në lagjen “Skandërbeg” dhe ai pranë rrethrrotulimit në hyrje të Lezhës. Pas verifikimit, Faktoje konstatoi se vetëm njëri prej këtyre dy pallateve është rindërtuar.

—————–

Më 6 shkurt 2020, gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak në Lezhë, kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, premtoi rindërtimin e të paktën 40 banesave të reja, së bashku me dy nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti, mes të cilave pallatin 88 në lagjen Skandërbeg dhe ai pranë rrethrrotullimit në hyrje të Lezhës..

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion në shtator 2021 pas të cilës, bashkia Lezhë na informoi se ky pallat është rindërtuar.

Faktoje shkoi në terren për të verifikuar fazën në të cilën ndodhej pallati, i cili  tashmë kishte përfunduar.

Vëzhgimin e radhës e kryem në lagjen Besëlidhja në hyrje të qytetit ku ndryshe nga një vit më parë pallati i dëmtuar nga tërmeti ishte shembur, por ende nuk kishte nisur ndërtimi i tij.

Në rrugën “Luigj Gurakuqi”, aty ku figuron objekti për t’u shembur sipas bashkisë, rezulton se ishte shembur gjysma e pallatit. Pavarësisht pamjes së rrënuar që dëshmon kjo foto e shkrepur ne muajin shtator, mësuam se pallati gjysmëgërmadhë banohet nga disa familje.

Disa banorë të këtij pallati, na komunikuan se ata nuk kishin dëmtime brenda apartamenteve të tyre.

“Nuk kemi pasur dëmtime nga tërmeti. Nuk na është thënë gjë për t’u shembur kjo pjesa ku jetojmë ne”- thotë për Faktoje një prej banorëve, që nuk pranoi të identifikohej.

*Hapësira e mbetur nga shembja e pallatit në hyrje të Lezhës

Pavarësisht se Faktoje ka pyetur bashkinë e Lezhës për pallatin në fjalë nëse ka nisur apo jo ndërtimi, nga ky institucion nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

*Kërkesa për informacion dërguar bashkisë Lezhë

 

Një vit më parë

11 muaj pas tërmetit( 27 tetor 2020) Faktoje shkoi në terrren  në vendin ku u premtua rindërtimi i pallatit 88 në lagjen Skandërbeg. Pallati ishte shembur, por asnjë punim nuk kishte nisur.

Pasi dërguam një kërkesë për informacion Bashkia Lezhë, më 13 nëntor 2020 na bëri me dije se në pallatin 88, po punohet për rindërtim.

*Përgjigjja e bashkisë Lezhë për Faktoje.al në  2020

Më 27 tetor 2020, saktësisht 11 muaj pas tërmetit Faktoje kontrolloi pallatin në hyrje të qytetit të Lezhës, i cili jo vetëm që nuk ishte rindërtuar, por ende nuk ishte shembur.

Nisur nga informacionet që kemi siguruar nga institucioni i bashkisë dhe gjendjes në terren premtimin e  kryebashkiakut Pjerin Ndreu, do ta kategorizojmë gjysmë të mbajtur.

 

*“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo, premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img