BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëPërroi i Laçit, banorët të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tyre

Përroi i Laçit, banorët të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tyre

Rehabilitimi i Përroi i Laçit do të ishte një nga investimet emergjente në bashkinë e Kurbinit, sipas premtimit të kandidates socialiste për këtë bashki në vitin 2019, Majlinda Cara. Dy vite pasi ka marrë mandatin për drejtimin e kësaj bashkie, ky premtim ende nuk është mbajtur, ndërsa ky përrua është shëndërruar në burim shqetësimi dhe pasigurie për jetën e banorëve.

—————————–

Në datën 26 qershor 2019 kandidatja socialiste për bashkinë Kurbin, Majlinda Cara premtoi investim urgjent, për përroin i cili përshkon qytetin e Laçit.

*Pjesë nga intervista e kryebashkiakes gjatë fushatës së qershorit në 2019

Sot pas dy vitesh që kjo bashki drejtohet nga zonja Cara, Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion për të mësuar mbi fazën e punimeve për këtë përrua. Edhe pse afati për ligjor për kthimin e përgjigjes ka kaluar, bashkia Kurbin ende nuk ka kthyer një përgjigje.

*Kërkesa dërguar bashkisë Kurbin

Por rehabilitimi i përroit të Laçit, është një një premtim që është bërë në vitin 2021 edhe nga kryeministri Rama, i cili në janar të këtij viti, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara inspektuan punimet në kantieret e rindërtimit.

Kryeministri premtoi se së bashku me punimet për spitalin e ri të Laçit, do të nisnin javën tjetër (nga data 17 janar 2021) edhe punimet për përroin.

*Pjesë nga fjala e kryeministrit gjatë inspektimit të punimeve (burimi ATA)

Por veç premtimeve, ende nuk dimë nëse ka një projekt apo investim konkret për ndërhyrjen në këtë përrua, pas nga kërkimet tona për të kontrolluar projektet e  kësaj bashkie u përballëm me mungesën e një faqje zyrtare të bashkisë Kurbin.

Këtë fakt e vërtetuam edhe duke kontrolluar në faqen zyrtare të shoqatës së bashkive të Shqipërisë.

*Faqja zyrtare e  shoqatës, bashkia Laç nuk ka link I cili të drejton në faqen zyrtare

 

Sa i kushtoi “Rilindja Urbane” qytetit ?

Në vitin 2014, kryeministri Edi Rama shpalli Program Kombëtar për Rilindjen Urbane, që u shtri në 70 qytete.

Përsa i përket bashkisë Kurbin në total janë implementuar 6 projekte ku vlera në total shkon 543.595.051,00 lekë, ndërsa përsa i përket rikualifikimit urban të bulevardit dhe sheshit qendror (pikë e cila përshkohet nga ky përrua) janë investuar 150.601.370 milionë lekë. Investimi nisi në vitin 2016-të dhe përfundoi në vitin 2017-të.

*  Të dhënat e tabelës Reporter.al

Çfarë gjeti “Faktoje” në terren?

 

Në datën shtator 2021 Faktoje shkoi në terren dhe vëzhgoi tre pika të ndryshme ku kalon ky përrua, që ndodheshin dhe shumë pranë me godinën aktuale të bashkisë së Kurbinit dhe gjendja që gjetëm mund të shihet nga fotot më poshtë.

*Pjesë nga përroi I Laçit , shtator 2021

*Pjesë nga përroi I Laçit , shtator 2021

Të pyetur nga “Faktoje” banorët u shprehën të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tyre, pasi ka pasur raste që në periudhën e shirave, ky përrua kishte marrë jetë njerëzish.

Kemi frikë si nuk kemi, me këtë sëmundjen tani me COVID-in, çfarë nuk dëgjojmë. Shikoje vet si është përroi. A quhet përrua ky?”- u shpreh K.P  72 vjeç I cili kalonte aty çdo ditë për të bërë shëtitje në qendër të qytetit.

*Pjesë nga përroi I Laçit , shtator 2021

*Pjesë nga përroi I Laçit , shtator 2021

Disa nga biznesete  kësaj zone shtojnë më tej problematikën pasi derdhinmbetjet e tyre në këtë  përrua. F.L një tjetër banore nuk ngurroi të shprehte pakënaqësinë e premtimeve ndër vite për të rregulluar këtë problematikë.

Na kanë premtuar sa herë, sa herë dhe në fund asgjë nuk  marrim. Të paktën të na sigurojnë që nuk përmbytemi se sa herë që bie shi përroi del

Edhe pse është premtuar disa herë dhe ky qytet ka qenë një ndër qytete e vizionit të qeverisë Rama 1 për “Rilindjen Urbane”, përroi i Laçit ende vazhdon të jetë një problematikë, e cila shoqëron çdo ditë jetën e banorëve të kësaj zone.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img