BallinaPremtimePremtimi i Dakos për rrugët rurale, “prioriteti” në gjendje të mjerueshme

Premtimi i Dakos për rrugët rurale, “prioriteti” në gjendje të mjerueshme

MERXHAN DACI & JURGEN BAME

Prioritet për bashkinë e re do të jenë pa diskutim vijimi i transformimit të rrugëve në zonat rurale, duke veçuar këto dy akse: Sukth – Hamallaj dhe Shënavlash – Katund i Ri”.

Kështu premtoi në maj të vitit 2015, Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit, në një intervsitë për Reporter.al, asokohe kandidat për një mandat të tretë në krye të bashkisë.

Edhe pse Dako nuk rikandidon për një mandat të katërt për zgjedhjet e 30 qershorit, “Faktoje” shkoi në terren për të parë nëse këto dy rrugë rurale në këto katër vjet kanë qenë apo jo prioritet i kryebashkiakut Dako.

SUKTH-HAMALLAJ

Screenshot nga Google Maps

Ky është një aks prej afro 12 kilometrash, i konsideruar si prioritet nga kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Në disa pjesë të këtij segmenti, rruga është aq problematike sa bari ka shkatërruar asfaltin, dëshmi kjo e mosndërhyrjes.

Foto: Merxhan Daci

Fran Deda, kryeplak i fshatit Hamallaj tha për “Faktoje” se segmenti Sukth-Hamallaj është mjaft problematik.
Rruga është në gjendje të keqe, është e dëmtuar shumë. Para dy vitesh bashkia investoi tek një pjesë por edhe ajo u dëmtua nga punimet e ujësjellës-kanalizimeve”, tha Deda.

Hamallaj/ Foto: Merxhan Daci

GJ.D., banor i Hamallajt u ankua po ashtu se rruga është lënë pas dore edhe pse ajo është jetike për zhvillimin e zonës ku kultivohen disa produkte bujqësore.

Në përgjigjen zyrtare të Bashkisë Durrësit për “Faktoje” nuk figuronte asnjë e dhënë për investimin e premtuar në aksin Sukth-Hamallaj.

SHËNAVLASH-KATUND I RI

Screenshot nga Google Maps

Ky është një tjetër segment rrugor rural, prioritet i kryebashkiakut Dako në vitin 2015. Megjithatë kjo rrugë rezulton të jetë po ashtu mjaft problematike.

Nga Shënavlashi deri në kthesën e Qerretit rruga është e asfaltuar, por segmenti nga Qerreti për në Katund të Ri lë për të dëshiruar.

Arben D, banor i Katundit të Ri tha për “Faktoje” se investimi i bërë para disa kohësh shkoi dëm për shkak të dëmtimit nga punimet për hapjen e kanalizimeve po nga bashkia.

Rruga nuk duket aspak e transformuar, me mungesë të theksuar të sinjalistikës, duke u bërë shkak për një numër aksidentesh me pasojë vdekjen.

Foto: Merxhan Daci

Bashkia e Durrësit e konfirmoi zyrtarisht për “Faktoje” se segmenti Qerret-Katund i Ri është rikonstruktuar (në një tender bashkë me Sukth-Katund i Ri) dhe ka kushtuar 7,160,256 lekë me TVSH. Punimet u kryen në prill të 2017-s, në prag të fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Por punimet për kanalizimet e shkatërruan më shumë se gjysmën e rrugës duke e prerë në dysh.

Rruga Qerret- Katund i Ri. Foto: Merxhan Daci

Ky është një prej rasteve të shumta në Shqipëri ku investimet në infrastrukturë dëmtohen rëndë nga vetë bashkia.

Në prill të vitit 2013 segmenti Shënavlash- kryqëzimi Fllakë- Katund i Ri u rikonstruktua me një fond prej 237 milionë lekësh. Ishte vetë kryeministri i asaj kohe Berisha që përuroi rrugën, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Megjithatë duket se ky investim nuk ishte i plotë për banorët e zonës, të mësuar me shtrime rrugësh në kohë fushate.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img