Incidenti që ndodhi gjatë protestës së opozitës, ku një qytetar goditi me grusht ish-kryeministrin Berisha, ishte një nga lajmet më të klikuara të 6 dhjetorit në mediat shqiptare. Portale të ndryshme e shfrytëzuan ngjarjen e pazakontë për të fituar më shumë ndjekës dhe klikime duke e shoqëruar incidentin me tituj tërheqës. I tillë është dhe rasti i portalit tel.hilsn.com që pak minuta pas grushtimit të kryedemokratit Berisha ka pulikuar një artikull me këtë titull: “G0ditet Sali Berisha, gja k në bulevard”.
Screenshot nga portali tel.hilsn.com
Ndërkohë në brendësi të artikullit sqarohet se bëhet fjalë për incidentin e ndodhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe gjakosjen e z.Berisha nga goditja që mori në fytyrë në mënyrë të beftë nga një 31 vjeçar.
“Mësòhet se një persòn ka g0ditùr me grùsht Berishën dùke i shkaktùar dëmtime. Berisha është gja kòsùr pas g0ditjes.”- shkruhet ndër të tjera në lajmin e publikuar nga portali tel.hilsn.com.
Përveç gabimeve drejtshkrimore që e bëjnë median më pak të besueshme në sytë e publikut, lajmi vlen të sqarohet pasi është publikuar pak minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.
Gjatë protestës së opozitës dje në bulevard nuk pati asnjë person tjetër të lënduar apo gjakosur. Titulli në këtë rast, për shkak të momentit kur është publikuar, sado metaforik të jetë, krijon panik tek lexuesit të cilët nuk kanë ndjekur zhvillimin e ngjarjes.
*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
*Shënim: Data 9 Dhjetor 2022 portali ka korrigjuar dhe përmirësuar artikullin https://abcnews.al/goditet-sali-berisha-gjak-ne-bulevard/ në abcnews.al/video-sali-berisha-goditet-me-grusht-gjate-protestes/ pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar ne Facebook.
*Shënim: Data 9 Dhjetor 2022 portali ka korrigjuar dhe përmirësuar artikullin https://tel.hilsn.com/e-fundit-g0ditet-sali-berisha-gja-k-ne-bulevard/ pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar ne Facebook.