BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookAsnjë këshillë nga mjekë të njohur për përdorimin e farave të rrushit

Asnjë këshillë nga mjekë të njohur për përdorimin e farave të rrushit

Nuk ekziston asnjë medikament që mund të kurojë çdo sëmundje në 48 orë e aq me pak një ushqim. Një video me këshilla mjekësore mbi përdorimin e farave të rrushit si trajtim mjekësor, e publikuar në rrjet, nuk bazohet në dëshminë e ndonjë mjeku, ashtu sic promovohet në titull.

Jona Plumbi

Lajmet që publikohen vetëm me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime për përfitimin personal të personave që i menaxhojnë këto faqe, zënë një pjesë të madhe të “informacionit” që shpërndahet në rrjetet sociale. Ky është qëllimi i publikimit të shpërndarë nga “Thënie për Jetën” me titullin e bujshëm, por të gënjeshtërt, “Habit mjeku i njohur: “Ja farat që i japin fund çdo sëmundje brenda 48 orëve.”

Në të vërtetë, videoja që zgjat më shumë se 10 minuta, nuk përmend në asnjë moment asnjë mjek të njohur që flet për vlerat e farave të rrushit. Aq më pak një mjek që pretendon se këto fara mund të shërojnë çdo sëmundje për 48 orë siç thuhet në postimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook. Në video përmenden shumë efekte pozitive të konsumimit të farave të rrushit, pa dhënë referenca specifike për studime apo vëzhgime lidhur me sëmundje të ndryshme.

Dukshëm, qëllimi i publikimit nuk është aspak informimi i qytetarëve, por marrja e sa më shumë klikimeve duke përfituar nga interesi i lexuesve për tema që lidhen me shëndetin.

Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img