.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPortali dizinformon me deklaratën e juristes Eni Çobani

Portali dizinformon me deklaratën e juristes Eni Çobani

Një lajm i publikuar nga portali “amoralbeisbol.com” në gusht të këtij viti thekson se juristja Eni Çobani ka shprehur mbështetjen për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Gjatë një verifikimi që Faktoje bëri rezulton se lajmi është i shtatorit të vitit 2021, kohë kur Rama njoftoi qeverinë e re. Vendosja në një kontekst tjetër kohor e informacionit krijon konfuzion dhe keqinformon lexuesit.

———————————————————————————————-

Një lajm është publikuar më 4 gusht nga portali “amoralbeisbol.com”, ku flitet për mbështetjen e juristes Eni Çobani ndaj kabinetit të ri qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

“Kabineti i Ri Qeveritar, Eni Çobani na Surprizon …” është ky titulli i portalit mbi artikullin në fjalë.

Që në titull artikulli ka gabime drejtshkrimore, ku shihet se të gjitha fjalët janë shkruar me gërma kapitale, edhe pse kjo formë të shkruari nuk është korrekte në gjuhën shqipe.

Më tej, po të futemi në brendësi të artikullit, një pjesë e tij është shkruar me “e” dhe jo me “ë” dhe më poshtë shkrimit shihet që janë përfshirë edhe dy artikuj të tjerë që nuk kanë aspak lidhje me temën në fjalë.

 

Screenshot nga artikulli i portalit “amoralbeisbol.com”

Gjatë një kërkimi në Google rezulton se në të vërtetë ky lajm i përket shtatorit të vitit 2021, ku jurtisja e njohur ka bërë një koment në profilin e kryeministrit Rama, duke e përgëzuar për nismën e ndërmarrë.

“Bravo, mbështetja e ndërmjetësimit është qytetari e lartë dhe bashkëpunimi juaj për të përmirësuar akoma dhe më shumë ligjin për të, është çuarja më tej e kësaj forme zgjidhjeje”, shkruante më 18 shtator juristja.

Screenshot komenti i Eni Çobanit

Ky artikull është publikuar në shtator të vitit 2021 nga shumë portale në vend si: SOT, Dosja.al, Real News, AK REPORT, Gazeta Drita, Tiranaweb.al.

Ripublikimi i të njëjtit artikull në gusht 2022, duke krijuar përshtypjen se kjo ngjarje ka ndodhur tani krijon çorientim dhe keqinformim tek lexuesit.

Mbledhja e parë e qeverisë Rama 3 është mbajtur në 18 shtator 2021, ku gjatë fjalës së tij, kryeministri njoftoi një sërë vendimesh, por u bëri të ditur edhe kodin e etikës anëtarëve të tjerë të kabinetit.

*Foto kryesore: Screenshot nga postimi i portalit “amoralbeisbol.com”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img