BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPortalet të ‘etura’ për klikime, shënjestrojnë me gjuhë fyese gratë politikane

Portalet të ‘etura’ për klikime, shënjestrojnë me gjuhë fyese gratë politikane

Një lajm i publikuar nga portali “Qyteti.org” në lidhje me deputeten Grida Duma përmban gjuhë fyese ndaj figurës së gruas. Faktoje verifikoi se foto i përket vitit 2020, ndërsa është sjellë nga kjo media online si lajm aktual për lexuesit. E pyetur nga Faktoje, deputetja demokrate theksoi se për individë që mbajnë peshë publike të qenit model i vazhdueshëm pa përkulje ndaj rrethanave, mbetet të jetë thelbi.

————————————————————————————

Portali “Qyteti.org” ka publikuar më 5 gusht 2022 një artikull në lidhje me deputeten demokrate, zonjën Grida Duma.

Gra largoni burrat/ Publikohet foto e Grida Dumës në plazh, nëe bishë e vërtetë”, është ky titulli i artikullit të portalit, ku vihet re përdorimi i një gjuhe seksiste.

Nisur nga gjuha e përdorur, aspak etike dhe profesionale, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të këtij shkrimi. Titulli është abuzues dhe përmban gjuhë fyese ndaj figurës së gruas në tërësi dhe në këtë rast në mënyrë të veçantë kundrejt deputetes Grida Duma.

Gjatë verifikimit që Faktoje bëri, rezulton se foto e publikuar nga zonja Duma i përket gushtit të vitit 2020. Fotografia është postuar 2 vite më parë nga deputetja në profilin e saj në Instagram.

Foto e postuar nga Grida Duma në Instagram, 23 gusht 2022

“Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një fotografi nga pushimet në profilin e saj në Instagram. Edhe ajo ka zgjedhur detin këtë verë”, shkruan ndër të tjera në artikull ky portalnw 5 gusht 2022.

Që në fjalitë e para artikulli dizinformon, pasi foto është e vjetër dhe nuk bëhet fjalë për pushime të kësaj vere.

Gjatë kërkimit në Google rezulton se lajmi në lidhje me këtë foto të deputetes demokrate është publikuar që në 24 gusht 2020 nga shumë portale në vend.

Disa nga mediat online që e kanë publikuar janë: 360gradë.al, Faxweb.al, TPZ.al, Droni.al, Gazeta Express.com.

Faktoje kontaktoi zonjën Grida Duma në lidhje me artikullin e portalit “qyteti.org” dhe gjuhën e përdorur nga kjo media.

“Për individë që mbajnë peshë publike të qenit model i vazhdueshëm pa përkulje ndaj rrethanave, mbetet të jetë thelbi”, u shpreh deputetja demokrate për Faktoje.

Në një studim të publikuar në lidhje me këtë problematikë, gazetarja Valbona Sulçe shprehet: “Shkeljet e etikës në mediat shqiptare nuk përbëjnë më lajm. Studime të njëpasnjëshme çdo vit tregojnë përkeqësimin e gjendjes, sidomos në sferën online”.

Më tej, duke iu referuar një rekomandimi të Këshillit të Europës ky studim thekson: “Sipas rekomandimit të Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën ndaj seksizmit në maj 2019, ‘raportimi rreth pamjes, veshjes dhe sjelljes se grave më shumë sesa një diskutim i ekuilibruar dhe i informuar rreth pikëpamjeve të tyre’ është një nga format e seksizmit në media”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img